Home / Lajme / Maqedoni / Velija Ramkovski dënohet me 13 vjet burgim

Velija Ramkovski dënohet me 13 vjet burgim

14 mars-Velija Ramkovski është në paraburgim 14 muaj. Tetë nga të akuzuarit janë në paraburgim në burgun “Shutkë”, ndërsa gjashtë janë në paraburgim shtëpiak. Një pjesë e të akuzuarve mes të cilëve edhe djali i Velija Ramkovskit, Hedi, nuk janë të kapshëm për institucionet.

Këshilli Gjyqësor në Gjykatën penale të Shkupit sot i shqiptoi dënim me burg prej 13 vjetëve biznesmenit dhe ish-pronar i televizionit A1, Velija Ramkovski për rastin “Pezhishka”.

Të akuzuarit e tjerë Amdi Ramkovski, Zhaklina Gjorgjievska, Nedin Rauf, Zoran Mitevski, dhe Emel Ramkovska Sllavica Marinkovska Branko Pishev, Ramadan Çiçek janë dënuar me 6 vjet burgim. Hedi Ramkovski dhe Ramadan Ibrahimi morën dënime me burgim prej shtatë vjetëve. Darko Perushevski 5.5 vjet, Ibrahim Ibrahimi 3 vjet, Gjylten Xhemaili 5 vjet, Zharko Stojanovski 3.5 vjet, Neshe Ramiz 7 vjet, Natasha Kërstanovska 4 vjet, Sllobodan Pejovski – 4 vjet Aneta Koçishki 2,3 vjet dhe Aleksandar Damovski 2 vjet burg me kush.

Jasmin Latifoviq, Marijan Tançevski dhe Muamed Abdi janë liruar nga akuza.

Në këtë proces gjyqësor janë akuzuar 23 menaxherë dhe themelues të firmave në “Pero Nakov” për fshehje tatimi, larje parash, shoqërim kriminel dhe mashtrim të kreditorëve. Sipas aktakuzës është fshehur tatim prej rreth pesë milionë euro.

Velija Ramkovski është në paraburgim 14 muaj. Tetë nga të akuzuarit janë në paraburgim në burgun “Shutkë”, ndërsa gjashtë janë në paraburgim shtëpiak. Një pjesë e të akuzuarve mes të cilëve edhe djali i Velija Ramkovskit, Hedi, nuk janë të kapshëm për institucionet.

Të akutuarit në “Pahazhinë” janë arrestuar nga fundi i dhjetorit të vitit 2010. Më vonë një pjese të të akuzuarve u është zëvendësuar paraburgimi me bzrg shtëpiak. Për një pjsë të të burgosurve, akuza u ndërrua në procedurë, respektivisht janë tërhequr aktakuzat në pjesën e larjes së parave për drejtorët e mëparshëm të televizionit A1. Gjykata nuk lëshoi pe për paraburgimin, edhe pse disa prej të paraburgosurit ofruan garanci në vlerë prej rreth 600 mijë euro.

Gjatë muajit të kaluar, pasu që u prëfundua procedura e dëshmive për rastin, fjalime të veta përfundimtare dhanë prokuroria, avokatët dhe të pandehurit. Prokuroria pohoi se me procedurën është dëshmuar se Ramkovski është fajtor për veprën që ngarkohet.

Avokatët, si dhe vetë Ramkovski pohoi se është i pafajshëm, kështu që në Gjykatë kërkoi aktgjykim për liri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *