Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferri në Korçë për Ditën e 7 Marsit

Xhaferri në Korçë për Ditën e 7 Marsit

7 mars-Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se vlera i këtij manifestimi është edhe më madhështor duke pasur parasysh faktin se organizohet pikërisht në qytetin e arsimit shqip, në qytetin e Korçës, ku Pandeli Sotiri filloi misionin të cilin shumë gjenerata me përkushtim janë duke e vazhduar për 125 vjet me rradhë.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri, sot ka vizituar qytetin e Korçës ku ka marrë pjesë në manifestimet që organizaun nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha me rastin e 07 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Zëvendëskryeministri Xhaferri ka marrë pjesë në Konferencën kushtuar 125 vjetorit të shkollës së parë shqipe.

Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se vlera i këtij manifestimi është edhe më madhështor duke pasur parasysh faktin se organizohet pikërisht në qytetin e arsimit shqip, në qytetin e Korçës, ku Pandeli Sotiri filloi misionin të cilin shumë gjenerata me përkushtim janë duke e vazhduar për 125 vjet me rradhë.

“Mision ky, i cili kishte dhe ka për qëllim arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, bartjen e dijes dhe formimi i personaliteteve tek gjeneratat e reja. Ky mision është i shenjtë dhe gjithmonë ka qenë ngushtë i lidhur me arsimin, edukimin, shkollën dhe vet emrin – mësues. 7 Marsi është dita në të cilën ne përkujtojmë të gjithë mësimdhënësit, ato të cilët në ditët më të vështira u flijuan dhe mbajtën gjallë arsimin dhe gjuhën shqipe, duke sakrifikuar veten , me të vetmin qëllim , që tek të gjithë brezat e ardhshme të trashëgohet gjuha, dija, edukimi , por dhe më e rëndësishmja , vlerat kombëtare. Misioni i cili filloi me shkollën e parë këtu në Korçë , është një shtyllat kryesore në historinë tonë kombëtare. Puna dhe vepra e të gjithë atyre që kontribuuan në realizimin e këtij misioni do të mbetet gjithnjë e pashlyer ndër breza”, theksoi para të pranishmëve zëvendëskryeministri Xhaferri.

Ai tha se sot përkujtojmë 125 vjetorin e Shkollës së parë shqipe që këtë vitë ka një rëndësi të veçant sepse shënojmë edhe 100 vjetorin e Pavarësisë dhe ngritjesë së Flamurit kombëtarë. Në këtë Konferëncë u drejtuan edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Gjatë qëndrimit të tij në Korçë, zëvendëskryeministri Xhaferri së bashku me kryeministrinë Berisha ka vizituar shkollën e mesme ekonomike “Isuf Gjata” në Korçë si dhe Muzeun “Mësonjëtorja e Parë e Shqipe”. Ai gjithashtu ka marrë pjesë edhe në Koncertin festiv për 7 Marsin që u mbajt në Teatrin “Andon Zako Çajupi”

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *