Home / Sport / Xherdan Shaqiri me Zvicrën, kundër Shqipërisë: Më kanë kërcënuar në Facebook

Xherdan Shaqiri me Zvicrën, kundër Shqipërisë: Më kanë kërcënuar në Facebook

“Kam dëgjuar se tifozët janë të rrezikshëm. Mua personalisht në ‘facebook’ më kanë shkruar shumë gjëra, më kanë thënë se jam tradhtar, gjë që nuk është e vërtetë sepse nuk jam thirrur nga Shqipëria. Për këtë arsye nuk e di si do të jetë atmosfera në Shqipëri. Por, në Zvicër besoj se do të kalojmë më mirë”, nënvijëzoi Shaqiri.

Në kualifikueset e Botërorit 2014, Zvicra do të luajë kundër Shqipërisë me pesë futbollistë me origjinë shqiptare. Xherdan Shaqiri, Granit Xhakën, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi, të gjithë shqiptarë do të luajnë kundër Shqipërisë.
Përballja e parë kualifikuese e kuqezinjve të De Biazit me helvetikët do të luhet më 11 shtator në Zvicër, vetëm 4 ditë pas debutimit me Qipron në shtëpi. Sipas kalendarit takimi i kthimit do të luhet më 11 tetor 2013 në Shqipëri.
Kësaj sfide i trembet Xherdan Shaqiri, që shfaqet i shqetësuar për mënyrën sesi do të pritet nga tifozët shqiptarë. Mbështetësit e Kombëtares kuqezi vazhdojnë ta cilësojnë tradhëti aktivizimin e Shaqirit, por edhe katër yjeve të tjerë shqiptarë me Zvicrën.
“Duhet ta shikojmë mirë, nuk e di sa e rrezikshme do të jetë në Shqipëri, tha ylli i Bazelit, që prej sezonit të ardhshëm do të luajë me Bajernin e Mynihut.
“Kam dëgjuar se tifozët janë të rrezikshëm. Mua personalisht në ‘facebook’ më kanë shkruar shumë gjëra, më kanë thënë se jam tradhtar, gjë që nuk është e vërtetë sepse nuk jam thirrur nga Shqipëria. Për këtë arsye nuk e di si do të jetë atmosfera në Shqipëri. Por, në Zvicër besoj se do të kalojmë më mirë”, nënvijëzoi Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *