Home / Lajme / Maqedoni / Zanier: Zgjidhje të shpejtë të incidenteve dhe arsim të integruar për bashkëjetesë ndëretnike

Zanier: Zgjidhje të shpejtë të incidenteve dhe arsim të integruar për bashkëjetesë ndëretnike

13 mars-“Incidentet e fundit ndëretnike tregojnë se është i nevojshëm zhvillim më i madh në disa sfera. Jam i inkurajuar nga përgjigja e autoriteteve, por jam poashtu i bindur se përkrahja nga bashkësia ndërkombëtare mbetet e domosdoshme dhe e paçmueshme, thotë sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së”, Lamberto Zanier.

Gjatë ditëve dhe javëve të kaluara, kemi vërejtur një numër serioz të incidenteve që mund të nënvlerësojnë përpjekjet për promovimin e bashkëjetesës ndëretnike. Unë i dënoj këto incidente të dhunshme dhe kam mirëpritur veprimet e autoriteteve për qetësimin e situatës dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë, thekson në intervistën për MIA-n sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier i cili sot dhe nesër po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

“Zgjidhja e shpejtë e këtyre incidenteve është shumë e rëndësishme sepse shpesh perceptimet bëhen të rëndësishme po aq sa edhe faktet. Nëse marrim për shembull vrasjen e para do kohe në Gostivar, ndoshta kjo vrasje mund mos të ketë qenë e bazuar në etni, por nëse njerëzit nuk e besojnë këtë sqarim, ajo sërish do të ndikojë në situatën ndëretnike. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të zbatohet një hetim transparent, i paanshëm dhe i plotë. Poashtu është një shembull se pakicat duhet të përfaqësohen në forcat policore dhe në gjyqësi. Vetëm atëherë strukturat e zbatimit të ligjit mund të fitojnë legjitimitetin dhe besimin e kësaj shoqërie të shumëllojshme”, thotë Zanier.

Një nga propozimet e OSBE-së për bashkëjetesë ndëretnike, thekson, është edhe arsimi i integruar.

“Zvogëlimi i ndarjes etnike në sistemin arsimor ka qenë prioritet i kamotshëm i OSBE-së dhe kjo punë akoma vazhdon. Komisionari i lartë për pakica kombëtare viziton shpesh Shkupin dhe punon së bashku me qeverinë dhe Misionin e OSBE-së në vënien në zbatim të kësaj strategjie të miratuar. Unë përkrah fuqishëm këtë strategji si instrument për promovimin e integrimit efikas dhe të qëndrueshëm ndërmjet komuniteteve”, thekson Zanier.

Për mandatin e Misionit të OSBE-së në Shkup thotë se vendi deri më tani ka mundur t’i ndjejë përfitimet nga prania dhe mbështetja e saj në rrugën reformuese. Megjithatë, thekson se do të jetë shumë i lumtur kur do të vijë momenti i përfundimit të sukseshëm të mandatit të OSBE-së, por se prezenca dhe angazhimi i saj tërësisht varet nga Maqedonia.

“Incidentet e fundit ndëretnike tregojnë se është i nevojshëm zhvillim më i madh në disa sfera. Jam i inkurajuar nga përgjigja e autoriteteve, por jam poashtu i bindur se përkrahja nga bashkësia ndërkombëtare mbetet e domosdoshme dhe e paçmueshme, thotë sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së”, Lamberto Zanier.

Vlerëson se rajoni ka bërë progres të madh gjatë njëzet viteve të fundit dhe vendet po ecin përpara drejt rrugës së tyre të zgjedhur të integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë, ato po luajnë rol të rëndësishëm në kontributin për siguri në rajonin e OSBE-së.

Lamberto Zanier gjatë qëndrimit në Shkup duhet të takohet me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *