Home / Lajme / Maqedoni / Zevendes-kryeministri Xhaferri takim me Ambasadorin e ri te Bashkimir Evropian Aivo Orav

Zevendes-kryeministri Xhaferri takim me Ambasadorin e ri te Bashkimir Evropian Aivo Orav

8 mars-Ambasadori Orav theksoi mbështetjen që i jepet MO-së si nga nivelet më të larta të Brukselit ashtu edhe nga Delegacioni që e udhëheq ai. Ndër të tjera, ai shpalosi përcaktimin e tij dhe orientimet për perspektivën evropiane të vendit që do të jenë në fokus të angazhimeve gjatë detyrës së tij, si shef i Delegacionit të BE-së në Shkup.

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Musa Xhaferri, sot (e ejnte, 08. 03. 2012) priti në një takim në kabinetin e tij Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Maqedoni z. Aivo Orav me ç’rast i uroi ambasadorit Orav mirëseardhje dhe sukses në kryerjen e punës së re. Ky takim duhej të kishte karakter protokolar, por për shkak të situatës në vend, biseda u fokusua në çështjet e marrëdhënieve ndëretnike dhe rolin e institucioneve dhe politikanëve në tejkalimin e këtyre tensioneve.

Zëvendës Kryeministri Xhaferri nënvizoi rëndësinë e Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe shprehu shqetësimin e tij që te drejtat historike, politike, demokratike dhe Evropiane që burojne nga MO-ja, akoma nuk ndjehen dhe perceptohen si te tilla nga bashkesia shumice në vend, zbatimi i te cilave ndihmon ne procesin e ndërtimit të një shteti multi-etnik.

Ambasadori Orav theksoi mbështetjen që i jepet MO-së si nga nivelet më të larta të Brukselit ashtu edhe nga Delegacioni që e udhëheq ai. Ndër të tjera, ai shpalosi përcaktimin e tij dhe orientimet për perspektivën evropiane të vendit që do të jenë në fokus të angazhimeve gjatë detyrës së tij, si shef i Delegacionit të BE-së në Shkup.

Ambasadori Orav kërkoi që te inkurajohen politikanët në vend të mos luajnë me ndjenjat e opinionit dhe të mos nxitet edhe më shumë situata e krijuar, përderisa z. Xhaferri ndërlidhi rëndësinë e funksionimit të drejtë të institucioneve dhe nevojës për implementim sa më të shpejtë të reformave në gjyqësi dhe institucionet e sigurisë, gjë që do të ndihmonte në ruajtjen e besueshmërisë tek organet e rendit, fushe ne te cilen eshte investuar kaq shume.

Në këtë takim, dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm midis Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Delegacionit të BE-së në Shkup duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *