Home / Sport / Zgjohet Muamba: Si mbaroi ndeshja?

Zgjohet Muamba: Si mbaroi ndeshja?

Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar momentet e para pas zgjimit të Fabris Muamba në shtratin e spitalit të Londrës ku është në vëzhgim intensiv për shkak të kolapsit që e la pa frymë për 7 minuta gjatë ndeshjes Totenhem-Bolton.

Sipas shokëve të tij që kanë qenë të pranishëm në atë moment, ai nuk ia kishte idenë ku ndodhej. Babai i tij Marcel e pyeti nëse e dinte se kush ishte. Miku i familjes, Aime Esalo, tregon se çfarë ndodhi në vazhdim.
“Fabris tha ‘Po’ dhe gjëja tjetër që pyeti menjëherë ishte ‘A u mundëm?’”.
“Atij iu tregua se ndeshja ishte ndërprerë ndërsa dy skuadrat ishin në barazim 1-1. Fabris pyeti i çuditur së pse ishte ndaluar dhe babai i tij i tha ‘Për ty’”.
Përmirësimi i jashtëzakonshëm i ditës së djeshme ka ringjallur optimizmin për të ardhmen e 23 vjeçarit dhe sipas trajnerit të skuadrës së Bolton, Ouen Kojl, diskutohet edhe hipoteza e riaftësimit të plotë të tij, sepse duket që nuk ka pësuar as dëmtime neurologjike.
Ky optimizëm ka bërë që tashmë Bolton të mendojë seriozisht të vazhdojë ndeshjen e lënë përgjysmë ndaj Totenhem pas duket se makthi i kolapsit të Muamba ka kaluar.
Doktorët thonë se ai ka qenë “shumë me fat” që ka shpëtuar pasi përqindja e mbijetesës në viktimat e arrestit kardiak është më e vogël se 1 në 5 dhe pjesa më e madhe e tyre pësojnë dëmtime cerebrale.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *