Home / Sport / Zhuta përgatitet në Kroaci

Zhuta përgatitet në Kroaci

“Jemi vendosur në Hotel Pula, këtu në Pullë të Kroacisë. Kemi në dispozicion kushte të shkëlqyeshme për punë dhe shpresojmë që t’i shfrytëzojmë maksimalisht, për përgatitje sa më cilësore”, deklaroi boksieri Fatlum Zhuta, i cili njoftoi se në Kroaci do të qëndrojë deri më 6 prill.

Boksieri më i mirë në Maqedoni për vitin 2011, strugani Fatlum Zhuta prej ditën e mërkurë është vendosur në Pula të Kroacisë, ku së bashku me boksierin maqedonas Primisllav Dimovski do të zhvillojnë përgatitjet para aktiviteteve të rradhës, ku do të kërkojnë arritjen e normës olimpike, për pjesëmarje në Lojrat Olimpike, Londër 2012. “Jemi vendosur në Hotel Pula, këtu në Pullë të Kroacisë. Kemi në dispozicion kushte të shkëlqyeshme për punë dhe shpresojmë që t’i shfrytëzojmë maksimalisht, për përgatitje sa më cilësore”, deklaroi boksieri Fatlum Zhuta, i cili njoftoi se në Kroaci do të qëndrojë deri më 6 prill. “Këtu do jemi deri më 6 prill. Do punojmë maksimalisht në aspekt fiziki dhe bazik. Së bashku me Dimovskin do të tentojmë që të arrijmë formë optimale, për të pritur të gatshëm sfidat që na presin”, tha Zhuta. Boksieri strugan foli me optimizëm për atë që e pret brenda këtij viti, ndërsa si cak kryesor e vendos pjesëmarjen në Lojrat Olimpike. “Vitin e kaluar kam patur suksese të jashtëzkonshme që më kanë sjellë shumë fitore dhe çmime. Kjo më bën të bindur për të vazhduar edhe më shumë të angazhohem në këtë drejtim, për të përsëritur dhe ndoshta edhe për t’i përmirësuar gjithë ato arritje. Do të jap gjithçka nga vetja, që të nxjer maksimumin tim dhe besoj që kjo të jetë e mjaftueshme për të kapur normën olimpike. Kjo do të ishte kulmi i karrierës sime dhe për këtë qëllim nuk do të rruaj as atomin e fundit të forcave të mija, për të realizuar ëndrën time që të jem pjesë e Lojrave Olimpike, Londër 2012”, përfudoi Zhuta.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *