Home / Lajme / Maqedoni / Zjarri len 5 familje pa kulm mbi kokë

Zjarri len 5 familje pa kulm mbi kokë

26 mars-Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës, ndërsa pa kulm kanë ngelur 22 anëtarë të familjes Zendeli

Pesë familje nga Tetova kanë ngelur të hënën pa kulm mbi kokë, pasi që objekti ku banonin, në Çarshinë e Epërme, u shkrumbua nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës, ndërsa pa kulm kanë ngelur 22 anëtarë të familjes Zendeli. Edhe përkundër intervenimit të zjarrfikësve, flakën nuk kanë arritur ta ndalojnë, kështu që është përfshirë i gjithë objekti i 5 vëllezërve Zendeli, por fatmirësisht duke mos shkaktuar viktima në njerëz. Njëri nga pesë vëllezërit të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë, Hasan Zendeli, ka sqaruar se për shpërthimin e zjarrit është njoftuar në vendin e punës, ngaqë nuk ka qenë në shtëpi për momentin. Vëllai tjetër, Ekremi, thotë se janë përpjekur që zjarrin ta shuajnë vet, por se nuk ka patur ujë. Ata i apelojnë për ndihmë Komunës së Tetovës dhe organeve të saj, duke theksuar se 22 anëtarët e familjes së tyre kanë ngelur në rrugë. Edhe pse arsyet e shpërthimit të zjarrit nuk janë të njohura ende, dyshohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të instalimit të vjetër elektrik. Ky është rasti i dytë kur pesë familje mbesin pa kulm mbi kokë. Të premten e kaluar pesë shtëpi u dogjën në Karadak Mëhallë të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *