Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Vollers shprehin keqardhje për vrasjen në Shkup

Ahmeti dhe Vollers shprehin keqardhje për vrasjen në Shkup

13 prill-Ahmeti dhe Ambasadori Volers shprehën keqardhje për incidentin e rëndë dhe u dakorduan që është e rëndësishme që hetimet të bëhen në mënyrë të detajuar duke sjellë para drejtësisë sa më parë përgjegjësit për këtë krim. Bashkëbiseduesit u dakorduan gjithashtu që institucionet e vendit duhet të janë aktive edhe në menaxhimin e situatës por edhe në hetimin dhe zbardhjen e menjëhershme të krimit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik pwr Integrim Ali Ahmeti ka pritur sot nw selinw e partisw nw Tetovw, ambasadorin e Shteteve tw Bashkuara tw Amerikws nw Shkup Poll Vollers. Takimi nw Tetovw I filluar nw orwn 13.00 ka zgjatur tre orw ku dy bashkwbiseduesit nuk kanw dhwnw deklarata pwr mediat por vetwm kanw dalur me njw komunikatw nga Bashkimi demokratik pwr Integrim. Bashkëbiseduesit diskutuan rreth aktualiteteve në vend me theks të veçantë të anëtarësimit të vendit në NATO, ligjit për lustrim, por diskutuan edhe rreth incidentit të mbrëmshëm në rrethinë të Shkupit ku humbën jetën 5 persona në rrethana akoma të pasqaruara.
Ahmeti dhe Ambasadori Volers shprehën keqardhje për incidentin e rëndë dhe u dakorduan që është e rëndësishme që hetimet të bëhen në mënyrë të detajuar duke sjellë para drejtësisë sa më parë përgjegjësit për këtë krim. Bashkëbiseduesit u dakorduan gjithashtu që institucionet e vendit duhet të janë aktive edhe në menaxhimin e situatës por edhe në hetimin dhe zbardhjen e menjëhershme të krimit. Qytetarët, mediat dhe të gjithë opinionbërësit gjithashtu duhet të japin kontributin e tyre duke mos paragjykuar motivet për këtë krim.Biseda vazhdoi rreth perspektivave Euroatlantike të Maqedonisë. Ambasadori Volers përsëriti se e vetmja e ardhme e Maqedonisë është në strukturat Euroatlantike dhe që anëtarësimi i Maqedonisë nuk varet nga samiti i NATO në Çikago, por mbetet në fuqi vendimi i aleancës i marrë në Samitin e Bukuresht që Maqedonia përmbush kushtet për anëtarësim dhe që do të bëhet pjesë e NATOs sapo të zgjedh çështjen e emrit.Kryetari Ahmeti e informoi Ambasadorin Volers rreth përpjekjeve intenzive të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Qeverisë së Maqedonisë për të arritur përparim në këtë proces, ngjashëm siç u vendos për të hapur dialogun substancial me Bashkimin Evropian. Këto përpjekje duhet të ndihmohen edhe nga komuniteti ndërkombëtar për arsye se rëndësia e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO tejkalon kufijtë e vendit dhe mundëson stabilitet të qëndrueshëm dhe zhvillim ekonomik.Ambasadori Volers gjithashtu shprehu interesim për propozim Ligjin për Lustrim pas abrogimit të disa dispozitave të këtij Ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese, thuhet ne komunikaten e BDi-se.(U.H). TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *