Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti priti Ambasadorin e Indisë në Maqedoni, Diviabh Manshada, rezident në Sofje të Bullgarisë

Ahmeti priti Ambasadorin e Indisë në Maqedoni, Diviabh Manshada, rezident në Sofje të Bullgarisë

1 prill-Në fund, Ambasadori i Indisë ftoi kryetarin Ahmeti që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Indi dhe të takojë drejtuesit e institucioneve bashkë me partitë politike në mënyrë që të shkëmbehen përvoja rreth menaxhimit të marrëdhënieve midis komuniteteve

– Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka pritur sot në selinë e partisë së tij në Tetovë, Ambasadorin e Indisë në Maqedoni, Diviabh Manshada, rezident në Sofje të Bullgarisë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen opinione rreth zhvillimeve politike si dhe ndanë përvojat nga dy vendet që karakterizohen me shoqëri multietnike dhe kultura të ndryshme.

Ahmeti, siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të tij, e ka informuar Ambasadorin Manshada për aktualitetet në Maqedoni, për Marrëveshjen e Ohrit, por edhe për të ardhmën e vendit që padyshim është integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Më pas, kryetari Ahmeti foli edhe për rëndësinë e zhvillimit ekonomik të vendit duke theksuar proektet si jetësimin e zonës së lirë ekonomike të Tetovës, Korridorin 8 bashkë me rrugën e Arbërit, lidhjen hekurudhore midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, etj. Gjithashtu, Ahmeti ftoi investues nga India që të shohin mundësinë e zhvillimit të biznesit në Maqedoni.

Ambasadori Manshanda theksoi mirënjohjen e tij për zbatueshmërinë e Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni me çka i krahasoi marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni me ato të një popullate prej 1.2 miliardë banorësh në Indi dhe në veçanti të relacioneve midis dy komuniteteve shumicë në Indi. Ambasadori i Indisë gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e Ahmeti që të lehtësojë investimet e huaja të drejtpërdrejta duke nënvizuar mundësinë e interesit të veçantë nga bizneset e mesme të Indisë për investime në Maqedoni.

Në fund, Ambasadori i Indisë ftoi kryetarin Ahmeti që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Indi dhe të takojë drejtuesit e institucioneve bashkë me partitë politike në mënyrë që të shkëmbehen përvoja rreth menaxhimit të marrëdhënieve midis komuniteteve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *