Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i rende ne autostraden Shkup-Tetove

Aksident i rende ne autostraden Shkup-Tetove

Nje grua 37 vjecare humbi jeten sot ne mesdite ne nje aksident komunikacioni . I lenduar rende edhe bashkeshorti i saj.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjeprurese e një personi ka ndodhur sot pasdite në autostradën Shkup Tetovë, në afërsi të fshatit Zhelinë. Një veture e tipit Audi nga shkaqe ende të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka goditur rrethojat e saj, për pasojë në vendin e ngjarjes ka mbetur e vdekur 37 vjeçarja me inicialet M.Q e cila ka qenë në makinën e drejtuar nga i shoqi i saj SH.Q i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në klinikën e Shkupit. Lëndime më të lehta kanë marrë dy bashkudhëtarët tjerë të makinës D.Q. dhe I.Q. Në vendin e aksidentit kanë dalë gjykatësi hetues dhe organet e rendit të cilat me detaje rreth aksidentit do të dalin gjatë ditës së nesërme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *