Home / Sport / Alegri: Me Barçën kemi një mundësi të artë

Alegri: Me Barçën kemi një mundësi të artë

Masimiliano Alegri është i bindur se skuadra e tij mund t’ia dalë në sfidën përballë Barcelonës që vlen kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

“Përballemi me skuadrën më të mirë në botë, por duhet të luajmë si në ndeshjen e parë dhe të bëjmë një gol. Rezultati 0-0 i sfidës së parë na jep më shumë forcë”, është komenti i trajnerit vetëm një ditë para kësaj sfide të rëndësishme.
“Lojtarët duhet të mendojnë vetëm për këtë ndeshje, kampionati mund të presë për pak kohë. Duke parë rëndësinë e asaj për të cilën luhet, një gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve, jam i bindur se përballë do të gjejmë Barcelonën më të mirë të sezonit”.
“Rasti i jetës për Ibrahimoviç? Për të gjithë do të jetë një mundësi e rëndësishme. Nuk bëj llogari për rezultatet që kemi në dispozicion, mund të përfundojë edhe 0-0 e të shkojë me penallti, ndonëse nuk besoj se kjo sfidë mund të përfundojë në mënyrë të tillë”, u shpreh trajneri i kuqezinjve.
Megjithatë, Alegri nuk ka mbetur i kënaqur për problemet me të cilat është përballur skuadra në udhëtimin drejt Spanjës. Kuqezinjtë janë nisur me shumë vonesë nga aeroporti i Milanos për shkak të një greve të kontrollorëve ajrorë francezë.
Një grevë ishte pikërisht ajo që detyroi katalanasit të qëndronin një ditë më shumë në Milano për ndeshjen e parë, ndërsa tani duket se me të njëjtën situatë po përballen edhe kuqezinjtë e Milanit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *