Home / Sport / Baloteli-Ture, sherr në dhomat e zhveshjeve

Baloteli-Ture, sherr në dhomat e zhveshjeve

Mediat angleze kanë raportuar se Mario Baloteli është kthyer në personazhin më problematik të Mançester Siti pas ka qenë protagonist i një tjetër zënke brenda skuadrës. Këtë radhë, futbollisti italian është zënë në pushimin e ndeshjes ndaj Sandërlend me mesfushorin Jaja Ture.

Gjithçka ka nisur pasi mesfushori po kritikonte lojën e sulmuesit italian gjatë pjesë së parë të ndeshjes. Baloteli nuk ka duruar dhe i është afruar kërcënueshëm duke e fyer dhe duke u bërë gati për ta goditur. Vetëm ndërhyrja e Kolo Ture ka bërë që të dy lojtarët të mos shkëmbejnë grushte njëri me tjetrin.
Kjo nuk është hera e parë që Baloteli përfshihet në një zënkë te Mançester Siti, pasi më parë ai është zënë me mbrojtësin Mikah Riçards dhe ish-shokun e skuadrës, Zherom Boateng.
Në ndeshjen me Sandërlend, ku ai shënoi 2gola, Baloteli u zu në fushë edhe me Kolarov mbi faktin se kush do të gjuante një goditje dënimi.
Tashmë specialistë të ndryshëm kanë këshilluar Roberto Mançinin dhe drejtuesit e klubit të Mançester Sitit që të vendosin në shitje futbollistin i cili më tepër ka shkaktuar probleme sesa ka ndihmuar skuadrën për të arritur rezultate.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *