Home / Lajme / Maqedoni / Banorët maqedonas të Radishanit dhe fshatarave përreth bllokojnë Lubotenin

Banorët maqedonas të Radishanit dhe fshatarave përreth bllokojnë Lubotenin

13 prill-Banorët shqiptarë të Lubotenit janë të shetësuar për situatën e krijuar. E gjithë kjo pason pas lajmit për vrasjen e 5 personave mbrëmjen e djeshme në afërsi të këtyre vendbanimeve.

Banorët maqedonas të Radishanit dhe fshatrave përreth kanë bllokuar fshatin Luboten dhe nuk lejojn hyrje daljet në këtë fshatë shqiptarë. Raportohen se banorët maqedonas kanë sulmuar me gurë një shtëpi dhe kanë thyerë dy vetura. Policia është në teren dhe thotë se e ka nën kontrollë situatën.

Banorët shqiptarë të Lubotenit janë të shetësuar për situatën e krijuar. E gjithë kjo pason pas lajmit për vrasjen e 5 personave mbrëmjen e djeshme në afërsi të këtyre vendbanimeve.

MPB ka dalur me informacionet e para zyrtare lidhur me vrasjen e pesëfishtë në fshatin liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit.
“Më 12.04. 2012, rreth orës 22.30 nga ana e peshkatarëve në afërsi të liqenit tek fshati Smilkovc janë gjetur pesë trupa të pajetë. Në vendin e ngjarjes janë regjistruar gëzhoja të armëve të zjarrit, gjurmë gjaku si dhe plagë të dukshme nëpër trupin e viktimave. Për ngjarjen është informuar Gjykatësi hetues dhe prokurori publik, me urdhër të të cilëve trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e MPB lëshuar për mediat. Më tej nënvizohet se, sipas njohurive të para, katër personat janë në moshën rreth të 20-ve, ndërsa njëri nga viktimat rreth 40 vjet. Nga ana e SPB-së në Shkup po vijojnë masat për vërtetimin e identitetit të personave të vrarë, motivet dhe zbardhja e plotë e vrasjes”, thuhet nga MPB, duke paralajmëruar detaje plotësuese pas kryerjes së ekspertizës nga organet hetuese.Nga popullata maqedone që mbrëmë ishin tubuar te vendi i vrasjes, në mënyrë indirekte akuzohen shqiptarët për këto vrasje. Ata bënin lidhjen e kësaj ngjarje me incidentin para një muaji që ndodhi në autobus ku u rrahën dhe maltretuan nxënësit shqiptarë. Për më shumë shikojeni videon më poshtë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *