Home / Sport / Barça-Real, kujdes kartonat!

Barça-Real, kujdes kartonat!

Ndeshjet e mesjavës në kampionatin spanjoll mund të dhurojnë disa shfaqje aspak të këndshme nëse Barcelona dhe Real Madrid marrin masa që lojtarët e tyre të ndëshkohen me dashje me karton të verdhë. Të dy ekipet kanë futbollistë me nga katër kartonë të verdhë dhe nëse marrin një tjetër në mesjavë, humbin ndeshjet e fundjavës dhe nuk rrezikojnë për “El Clasico”.

Për këtë arsye, mediat spanjolle kanë bërë që tani listën e lojtarëve të cilët do të vëzhgohen me vëmendje pasi mund të kërkojnë një karton të verdhë me dashje, duke shpresuar që të bëjnë një fundjavë pushim dhe të kthehen të freskët për sfidën që mund të vendosë titullin kampion në Spanjë.

Që sot ndaj Getafes, janë katër futbollistë të Barcelonës të cilëve do t’u shkonte për shtat të ndëshkoheshin me karton të verdhë, pasi kanë 4 të tillë. Viktor Valdes, Tiago, Keita dhe Sançez janë lojtarët të cilët me një karton të verdhë do të humbnin sfidën kundër Levantes në fundjavë dhe nuk do të rrezikonin praninë e tyre në sfidën me Real Madrid pas 12 ditësh. Ndërkohë, lojtarë të cilët duhet të kenë shumë kujdes për të mos u ndëshkuar me karton të verdhë ndaj Getafes dhe Levantes, janë Dani Alvesh dhe Iniesta, të cilët kanë 3 kartonë dhe nëse ndëshkohen në këto dy sfida, humbin “El Clasico”.

Nga ana tjetër, në derbin e Madridit, Realit do t’i interesonte që Kristiano Ronaldo, Ksabi Alonso dhe Kontreao të ndëshkoheshin me karton të verdhë dhe të mungonin në fundjavë ndaj Gijon. Ndërkohë, të kujdesshëm për të mos marrë karton të verdhë dhe për të rrezikuar janë Kaka dhe Higuain.

Nëse Murinjo më parë ka “pilotuar” ndëshkimet me karton të verdh të lojtarëve të tij, edhe në arenën ndërkombëtare, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Guardiolën. Sipas “Marca”, ky i fundit ka bërë të qartë se nuk do t’u kërkojë lojtarëve të bëjnë lojëra të tilla publikisht, edhe nëse kjo do të thotë se atij mund t’i mungojnë shumë lojtarë cilësorë në përballjen me Realin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *