Home / Sport / Barcelona kërkon fitoren, Milani barazimin

Barcelona kërkon fitoren, Milani barazimin

Barcelona duhet të harrojë kujtimet e të vetmit dështim të saj në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Pep Guardiolës, kur pret Milanin të martën, e vetëdijshme se vetëm fitorja i nevojitet për t’iu shmangur një tjetër eliminimi nga një skuadër italiane, pas disfatës nga Inter më 2010.

Fitorja është i vetmi opsion për Barcelonën, derisa kampioni në fuqi pret Milanin në Nou Camp në duelin më të baraspeshuar në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve. Por, Rossonerët kanë optimizëm se mund të nxjerrin së paku një barazim në Nou Camp për t’u kualifikuar tutje. Në përballjen tjetër, Bayern Munich kërkon konfirmimin e dominimit ndaj Olympique Marseille.

Barcelona duhet të harrojë kujtimet e të vetmit dështim të saj në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Pep Guardiolës, kur pret Milanin të martën, e vetëdijshme se vetëm fitorja i nevojitet për t’iu shmangur një tjetër eliminimi nga një skuadër italiane, pas disfatës nga Inter më 2010.

Derisa Real Madrid dhe Bayern Munich pothuajse kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, kurse edhe Chelsea është pozitë të mirë për të avancuar, vëmendja kryesore do të jetë të dueli i të martës mbrëma mes dy superfuqive të futbollit evropian. Milani ndali Barcelonën dhe sulmuesin e saj Lionel Messi pa shënuar për herë të parë pas dy vite e gjysmë, duke barazuar 0-0 në ndeshjen e parë në San Siro javën e kaluar.

Nëse gjiganti katalan dëshiron të mbajë gjallë shpresën për mbrojtjen e trofeut, duhet të rikthejë sulmin e rrjedhshëm kundër Milanit që barazoi 2-2 në Nou Camp në fazën e grupeve. “Ne duhet të fitojmë, nuk ka asnjë opsion tjetër”, deklaroi mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta.

Me Messin në ekip gjithmonë ekziston shpresa. Goli i tij në fitoren 2-0 ndaj Athletic Bilbaos në La Liga të shtunën ishte i 56-të në të gjitha garat e këtij sezoni. Barcelona është e pamposhtur në 11 ndeshje, ndërsa rezultati në San Siro është barazimi i vetëm. Ekipi i Pep Guardiolës nuk është mposhtur në Nou Camp për 51 ndeshje, nga shtatori 2010, por mesfushori i Milanit, Alberto Aquilani beson se Rossonerët kanë shanse të mira për t’u kualifikuar.

“Kemi gjasa të mira kundër Barcelonës. Ndeshja e parë tregoi se nuk ekziston dallim i madh mes nesh”, deklaroi ai. Mark van Bommel do të mungojë për shkak të një lëndimi për Milanin, por sulmuesi Alexandre Pato është deklaruar i gatshëm për lojë. Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas dhe mbrojtësi Carles Puyol pushuan kundër Bilbaos, derisa në dyshim është vënë paraqitje e organizatorit të lojës, Xavi.

Në ndeshjen tjetër, Bayern Munich synon të përfundojë punën kundër Olympique Marseille. Pas fitores 2-0 në udhëtim, gjiganti bavarez do të kërkojë konfirmimin e kualifikimit në gjysmëfinale. Katër herë kampioni ka fituar 12 prej 13 ndeshjeve të fundit në shtëpi në Ligën e Kampionëve, ndërsa ende është në garë për tre tituj. Kapiteni Philipp Lahm ka thënë: “Jemi në pozitë shumë të mirë”. Kurse Marseille ka humbur tetë prej nëntë ndeshjeve të tij të fundit në të gjitha garat.

Çerekfinale:

Barcelona-Milan 20:45

Bayern M-Marseille 20:45

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *