Home / Sport / Barcelona luan, fiton Çelsi!

Barcelona luan, fiton Çelsi!

Barcelona bën lojën, Çelsi fiton ndeshjen. Kështu mund të përshkruhet përballja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në “Stemford Brixh”, ku londinezët kanë festuar një sukses të rëndësishëm 1-0 pas një ndeshje të kaluar në mbrojtje ku u ka buzëqeshur edhe fati pasi i ka shpëtuar dy herë shtylla.

Di Mateo kishte ndërtuar skemën sipas strategjisë me të cilën Inter eliminoi katalanasit dy vite më parë: të gjithë në mbrojtje dhe vetëm Drogba në sulm, me shpresën e një kundërsulmi fatlum. Si rrjedhojë, ndeshja është tërësisht në kontrollin e skuadrës së Guardiolës që provon disa herë të gjejë rrugën e rrjetës por pa sukses. Sançez i afrohet më shumë golit që në minutat e para, por gjuajtja e tij ndalet nga traversa. Ndërsa më vonë është Fabregas që fal dy herë Çeh, fillimisht duke gjuajtur në mënyrë të pabesueshme jashtë kuadratit, e më pas duke gjuajtur lehtë për t’i dhënë kohë Eshli Kol që të heqë topin para se të kalonte vjen fatale.

Rregulli më i famshëm i futbollit thotë se kur nuk shënon gola, do të pësosh. Kjo teori vërtetohet në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, kur pas një kundërsulmi të shpejtë i nisur nga Lampard që i vjedh topin Mesit, Ramirez pason në qendër për Drogba, i cili nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Kuptohet që pas këtij goli të vendasve, pjesa e dytë është edhe më shumë nën dominimin e Barcelonës, ndërsa tani Çelsi as nuk provon të sulmojë, duke menduar vetëm si të ruajë këtë avantazh minimal.

Barcelonës i kundërvihet edhe fati, pasi në minutën shtesë të ndeshjes, një gjuajtje e Pedros që po shkonte drejt rrjetës devijohet lehtësisht dhe përplaset në shtyllë, ndërsa më pas është Buskets që me portën e boshatisur e dërgon topin në tribunë.

Fiton Çelsi dhe strategjia e Di Mateos, i cili ka një javë kohë për të perfeksionuar këtë skemë, pasi në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”, katalanasit do të dyfishojnë sforcon në sulm dhe do të kërkojnë me çdo kusht një fitore për të shkuar në finalen e 19 majit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *