Home / Sport / Bayerni mund Realin 2:1

Bayerni mund Realin 2:1

Bayerni e ka mposhtur Real Madridin në vendin ku do zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve,Allianz Arena me rrezultat 2-1.

Ndeshja filloi mirë për Realin por vendasit avansuan të parët pas golit të Ribery në minutën e 17.

Në pjesën e parë kishte edhe raste tjera por jo edhe gola.

Në minutën e 53 pas një aksioni të mirë, Ronaldo pason te Ozil i cili në portën e zbrazët shënon për të barazuar rezultatin.

Por si duket ky gol, i ka ‘mpirë’ lojtarët e Real Madridit të cilët nga ky moment e deri në fund të takimit nuk ishin kërkah fare. Bayerni e mori kontrollin e plotë të ndeshjes dhe pati raste të mira tjera për shënim.

Në minutën e 89, Lahm depërton mirë në të djathtë dhe harkon në zonë ku më së miri i gjend, Mario Gomez i cili shënon për të rikthyer epërsinë e klubit të tij.

Ndeshja e dytë do të jetë më interesante se kurrë, pasi 2-1 nuk garanton asgjë dhe mbetet gjithçka e hapur.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *