Home / Lajme / Maqedoni / BDI me raport për dhjetëvjeçarin e saj

BDI me raport për dhjetëvjeçarin e saj

8 prill-“Nuk kemi institucion qendror në të cilin numri i shqiptarëve është nën 10 për qind, kurse sa iu përket spekulimeve kinse në Maqedoni paska institucione me zero për qind shqiptarë, kjo është një e pavërtetë shkaku se ata janë institucione lokale në Maqedoninë lindore dhe e njëjta ndodh me institucionet lokale në Maqedoninë perëndimore. Këto janë institucione lokale ku është e natyrshme mos të ketë asnjë shqiptar, sikurse në 268 institucione në Maqedoni ku nuk ka të punësuar asnjë maqedonas shkaku se janë institucione lokale në Maqedoninë perëndimore”, tha ai.

Bashkimi Demokratik për Integrim në dhjetëvjetorin e funksionimit ka prezantuar të arriturat e saj në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e shtetit, ministritë dhe drejtoritë e ndryshme. Zëdhënësi i partisë shqiptare në pushtet Bujar Osmani, gjatë një pres konference sot në Tetovë, dekadën e BDI-së e ka quajtur të artë për shqiptarët në Maqedoni, duke nënvizuar se dhjetë vjet më parë shqiptarët për disa ministri kanë dëgjuar vetëm përmes mediave. Sipas Osmanit, prezantimi i shifrave është bërë jo me qëllim të politikës ditore por për të treguar përqindjen e shqiptarëve e cila sipas tij në shumë institucione e tejkalon 30 përqindshin. “Ministria e Shëndetësisë që është institucioni më i lartë në sistemin shëndetësorë, atje përqindja e shqiptarëve ka arrit mbi 51 për qind. Ministria e Vetëqeverisjes lokale shqiptarë janë mbi 50 për qind, Ministria e Kulturës ku shqiptarët para dhjetë vitesh nuk mundeshin të hyjnë edhe si qytetarë, tani është me mbi 40 për qind të përfaqësuar, MASH po ashtu i tejkalon objektivat që ne i kemi përcaktuar se shqiptarët duhet të jenë 25 përqind në institucione shtetërore dhe publike këtu kalon shifrën mbi 30 për qind, Ministria e Drejtësisë po ashtu tejkalohet shifra me diku rreth 27 për qind shqiptar, MPB me 17 për qind dhe këtu dua të tregoj vetëm një shifër se vetëm para dhjetë vitesh numri i përgjithshëm i shqiptarëve ka qenë 160 në tërë Ministrinë deri tek policët e terrenit e tani numri i shqiptarëve atje është mbi 2000”, tha Osmani. Zëdhënësi i BDI-së i është kundërpërgjigjur shifrave të prezantuara nga avokati i popullit se rreth 496 institucione nuk kanë asnjë të punësuar. “Nuk kemi institucion qendror në të cilin numri i shqiptarëve është nën 10 për qind, kurse sa iu përket spekulimeve kinse në Maqedoni paska institucione me zero për qind shqiptarë, kjo është një e pavërtetë shkaku se ata janë institucione lokale në Maqedoninë lindore dhe e njëjta ndodh me institucionet lokale në Maqedoninë perëndimore. Këto janë institucione lokale ku është e natyrshme mos të ketë asnjë shqiptar, sikurse në 268 institucione në Maqedoni ku nuk ka të punësuar asnjë maqedonas shkaku se janë institucione lokale në Maqedoninë perëndimore”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *