Home / Lajme / Maqedoni / BDI synon postin e ambasadorit në Uashington

BDI synon postin e ambasadorit në Uashington

12 prill-Bëhet fjalë për një grup prej rreth 10 ambasadorëve që kanë përfunduar mandatet dhe të atyre që janë në pritje të përfundimit, brenda disa muajve.

Partia shqiptare në pushtet BDI synon vendin e ambasadorit të Maqedonisë në Uashington, në kuadër të marrëveshjes për ndarjen e vendeve vakante të ambasadorëve.

E përditshmja “Dnevnik” shkruan sot se ndarja e re e vendeve të ambasadorëve është marrëveshje e kryer dhe pritet të publikohet gjatë ditëve të ardhshme.

Bëhet fjalë për një grup prej rreth 10 ambasadorëve që kanë përfunduar mandatet dhe të atyre që janë në pritje të përfundimit, brenda disa muajve.

Sipas gazetës, BDI synon që të marrë vendin e ambasadorit në SHBA, ku si kuadër në këtë detyrë përgaditet ish-sekretari shtetëror në MPJ, Abdylkadër Mehmeti.

Por, deri tani nuk ka ndonjë miratim përfundimtar rreth kësaj kandidature, pasi që ambasadori i deritanishëm në Uashington Zoran Jolevski pritet së shpejti të kthehet në Shkup, pas skadimit të mandatit të tij.

Ambasadorë të rinj do të ketë edhe në qendrat e rëndësishme botërore si Bruksel, Londër, Kanbera, Misioni në Strasburg i Këshillit të Evropës, si dhe ambasadorë në Zagreb, Bukuresht, etj. INA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *