Home / Sport / Bekenbauer: Realin e mundim ne!

Bekenbauer: Realin e mundim ne!

Legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, është i sigurt se Bajern Mynih mund të mposhtë Real Madrid në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve nëse ata mësojnë nga gabimet e ndeshjes me Borusia Dortmund në kampionat.

Bajern u mund 1-0 nga “kanarinat”, ndërsa Arjen Roben humbi një penallti në minutat e fundit, duke lënë bavarezët 6 pikë larg kryesuesve të Bundesligës.

Në rrugën e Bajern për finalen e Ligës së Kampioneve të 19 majit që luhet pikërisht në stadiumin e tyre “Allianz Arena”, qëndron Real Madrid dhe Bekenabauer thotë se ekipi i drejtuar nga Jup Heinkes duhet të synojë një fitore bindëse në ndeshjen në shtëpi.

“Nëse skuadra prodhon të njëjtën paraqitje si në pjesën e dytë ndaj Borusia Dortmund, ata sigurisht që kanë një shans real për të kaluar Realin”, deklaroi ai për mediat gjermane rreth kësaj sfide shumë të rëndësishme.

Edhe historia mes dy skuadrave flet në favor të bavarezëve, të cilët kanë fituar 10 nga 18 përballjet direkte me ekipin madrilen. Në katër përballjet e mëparshme në këtë pikë të aktivitetit, Bajern Mynih është kualifikuar tri herë në finale duke eliminuar Realin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *