Home / Lajme / Maqedoni / Benzina shtrenjtohet për 1,5 ndërsa dizeli lirohet për dy denarë

Benzina shtrenjtohet për 1,5 ndërsa dizeli lirohet për dy denarë

9 prill-Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 përfshin 89, ndërsa EUROSUPER BS-98 90,5 denar për litër. EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 73,,5 ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 62 denarë për litër

Benzina prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa dizeli për dy denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të derivateve të naftës të përpunuara dhe me pakicë mesatarisht për 1,21 gjegjësisht 1,28 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 përfshin 89, ndërsa EUROSUPER BS-98 90,5 denar për litër. EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 73,,5 ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 62 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE për 1,095 denarë për kilogram ulen edhe çmimet me pakicë të mazutit M-1 NS i cili do të shitet për 48.078 denarë për kilogram.

Si arsye për çmimin e derivateve të naftës nga KRRE i përmendin për 0,76 për qind i naftës të papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14 ditore dhe për 0,70 për qind kursit të ulët të dollarit në krahasim me denarin.Ministri i Ekonomisë Valon Sraçini sot deklaroi se ende nuk ka datë për fillimin e bisedimeve me OKTA-n për ndryshimin e metodologjisë për formimin e çmimit të derivateve të naftës.

“Mbetet e hapur kjo çështje. Shpresoj se shumë shpejtë do të kemi përgjigje prej anës së tyre që t’i fillojmë negociatat” deklaroi Saraçini i cili mori pjesë në prezantimin e programit kornizë për konkurrencë dhe inovacione.

Saraçini nuk u përgjigj nëse Qeveria do të marrë diçka nëse vjen deri te rritja e sërishme e çmimeve të benzinës dhe dizelit.

“Ne gjithmonë jemi këtu që të bëjmë gjithçka për qytetarët të mos përballen me çmime të atilla të larta, por megjithatë nuk mundemi të ndikojmë në disa punë të cilat për fat të keq ndodhin në tregjet botërore, ndërsa ato reflektohen edhe në tregun vendor” tha ministri i Ekonomisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *