Home / Lajme / Rajon / Berisha: Tiranë-Elbasan, tuneli i 100-vjetorit të Pavarësisë

Berisha: Tiranë-Elbasan, tuneli i 100-vjetorit të Pavarësisë

23 prill-
“Vazhdimi i autostradës Tiranë-Elbasan dhe Elbasan-Korçë në Qafë-Plloç është dëshmi e kristaltë e forcës ekonomike të këtij vendi dhe është vetëpërgënjeshtrim i lotëve të krokodilit që kollagjerët derdhin për ditë”, theksoi kryeministri në ceremoninë e përurimit të trasesë

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se tuneli Tiranë-Elbasan do të mbahet mend në shekuj e mijëvjeçarë, si tuneli i 100 vjetorit të Pavarësisë.

Kryetari i Qeverisë e bëri këtë deklaratë teksa mori pjesë në përurimin e trasesë së rrugës Tiranë-Elbasan, raporton NOA.

Ai falenderoi firmat që po ndërtojnë këtë autostradë të rëndësishme, duke u bërë me dije se po i bëjnë kombit një dhuratë të madhe në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë.

Kryeministri ripërsëriti se autostrada Tiranë Elbasan është një vepër madhore e vendit duke siguruar se ajo do të përfundojë brenda mandatit të ardhshëm katërvjeçar, 2013-2017.

Zoti Berisha nënvizoi se kjo rrugë krijon një nga tregjet më të mëdha të rajonit tonë dhe shkurton ndjeshëm edhe distancën mes Tiranës dhe Shkupit.

“Vazhdimi i autostradës Tiranë-Elbasan dhe Elbasan-Korçë në Qafë-Plloç është dëshmi e kristaltë e forcës ekonomike të këtij vendi dhe është vetëpërgënjeshtrim i lotëve të krokodilit që kollagjerët derdhin për ditë”, theksoi kryeministri në ceremoninë e përurimit të trasesë.

Në këtë kontekst, ai e ftoi rishtas opozitën ta vizitojë në mënyrë kolektive këtë rrugë dhe tunelin, si një akt pendese për kundërshtimin e saj, pasi siç tha ai, pendesa është tipar i njeriut të qytetëruar.

“Të vijnë ta vizitojnë për të kuptuar se çfarë energjie negative transmetuan në Parlament kur e bllokuan për 23 orë buxhetin për këtë autostradë. Të mos korrigjohesh është marrëzi, andaj uroj që të pendohen për vendimin e tyre”, tha Berisha.

Kryeministri nënvizoi se dimri i ftohtë me reshjet e dëborës që bllokuan zona të tëra malore u kalua me solidaritet, ndërkohë që paralajmëroi se pranvera do të shënojë qindra e qindra projekte. (NOA/INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *