Home / Lajme / Rajon / Berisha:Të gjenden autorët e vrasjes

Berisha:Të gjenden autorët e vrasjes

18 prill-“Kemi kontakte me autoritetet maqedonase. Është krim i shëmtuar vrasja e peshkatarëve, por e shëmtuar dhe e papranueshme është projeksioni me akuza kolektive. Autorët të gjinden të vendosen para drejtësisë. Këto incidente nuk mund të bëhen shkas për të nxitur konflikte”, tha Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka dënuar ashpër vrasjen e 5 të rinjve në Maqedoni, ndërsa u kërkoi autoriteteve maqedonase që të gjejnë autorët dhe t’i vendosin ato para drejtësisë. “Kemi kontakte me autoritetet maqedonase. Është krim i shëmtuar vrasja e peshkatarëve, por e shëmtuar dhe e papranueshme është projeksioni me akuza kolektive. Autorët të gjinden të vendosen para drejtësisë. Këto incidente nuk mund të bëhen shkas për të nxitur konflikte”, tha Berisha, raporton Panorama. Berisha tha se, paqja dhe stabiliteti i Maqedonisë janë interes jetik kombëtar i shqiptarëve. Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për ngjarjet në veri të Kosovës, për të cilat tha se kemi të bëjmë me rikthim të praktikave të kohës së Millosheviçit. Kryeministri theksoi edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë për kufijtë, ku theksoi se vendi është për respektimin e kufijve aktualë

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *