Home / Sport / Besart Berisha i jep titullin Brisbein

Besart Berisha i jep titullin Brisbein

Ai ka udhëhequr skuadrën e Brisbein drejt këtij trofeu me dy golat e shënuar në suksesin 2-1 kundër Perth, për të treguar se vazhdon të mbetet sulmuesi më i mirë në këtë kampionat.

Sezoni i shkëlqyer i Besart Berishës në kampionatin australian të futbollit është kurorëzuar me fitoren e titullit kampion pikërisht falë meritës së sulmuesit shqiptar. Ai ka udhëhequr skuadrën e Brisbein drejt këtij trofeu me dy golat e shënuar në suksesin 2-1 kundër Perth, për të treguar se vazhdon të mbetet sulmuesi më i mirë në këtë kampionat. Mbrojtja e Perth ka bërë maksimumin për të mos i lënë asnjë hapësirë futbollistit shqiptar gjatë të gjithë ndeshjes, ndërsa kjo skuadër ka kaluar në avantazh në minutën e 53-të falë autogoli të Franjiç. Por kur dukej se Brisben nuk do të arrinte të mbronte titullin e sezonit të kaluar, Berisha ka zaptuar skenën. Në minutën e 84-t, ai ka treguar instinktet e një sulmuesi të jashtëzakonshëm duke gjetur rrugën e rrjetës me një gjuajtje me kokë, për të vendosur barazpeshën në shifra.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt kohëve shtesë, në minutën e 94-t, sulmuesi shqiptar driblon në zonë dhe pastaj rrëzohet, ndërsa gjyqtari akordon 11-metërsh, ndonëse pamjet tregojnë se Berisha nuk kishte patur kontakt me mbrojtësit kundërshtarë. Gjithsesi, është pikërisht ai që merr përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, duke realizuar me qetësi për të siguruar këtë sukses 2-1 për Brisbein dhe titullin kampion për herë të dytë radhazi për këtë ekip, si nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në Australi.

“Nuk di çfarë të them, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ky është futbolli!”, ishin fjalët e para të Berishës që u shfaq dukshëm i emocionuar para kamerave pasi kishte siguruar titullin e tij të parë si futbollist profesionist.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *