Home / Lajme / Maqedoni / BNJVL shënon 40 vjetorin e saj

BNJVL shënon 40 vjetorin e saj

26 prill-Gjithashtu, fjalim do të mbajnë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, euroambasadori Aivo Orav, ambasadori i SHBA-së Pol Uollers dhe Stefano Lazaroto, ambasador i Zvicrës në Maqedoni.

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë – BNJVL sot do të shënojë 40 vjetorin e themelimit. Me këtë rast do të mbahet orë akademike, me të cilin do të shënohet kjo datë e rëndësishme për BNJVL dhe për anëtaret e saj – komunat.

Në Statusin e BNJVL-së, 26 prilli është shpallur Ditë e BNJVL-së dhe Ditë e komunave në Maqedoni.

Në ngjarje është paraparë të mbajë fjalim kryetari aktual i BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, i cili do të përkujtojë për zhvillimin historik dhe fillimet e formimit të Bashkësisë së atëhershme të komunave dhe qyteteve të Maqedonisë (BKQM), në vitin 1972. Ai do të flasë për ndryshimet strukturore të Bashkësisë në këtë periudhë katërvjeçare, për gjendjet politike dhe shoqërore të qeverisjes lokale në vend, si dhe për sukseset më të rëndësishme të BNJVL-së në shtatë vitet e kaluara nga vendosja e decentralizimit të pushtetit. Do të theksohet edhe drejtimet e ardhshme të veprimit.

Gjithashtu, fjalim do të mbajnë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, euroambasadori Aivo Orav, ambasadori i SHBA-së Pol Uollers dhe Stefano Lazaroto, ambasador i Zvicrës në Maqedoni.

Me rastin e 40-vjetorit jubilar, BNJVL bëri edhe monografi “40 vjet në shërbim të komunave”, e cila sot do të promovohen. Monografia paraqet memorie 40-vjeçare për zhvillimin e bashkësisë, reformave të saj strukturore në kontekst të ndryshime politiko shoqërore të pushtetit lokal.

Juria profesionale do të ndajë çmimet për gazetarët, tekstet e së cilëve janë zgjedhur si më të mira në konkursin “Çmim për gazetarët” të publikuara me rastin e jubileut të BNJVL-së.

Për herë të parë BNJVL do të ndajë mirënjohje për personalitete të shquara, angazhimi i së cilëve për përmirësimin dhe zhvillimin e punës së komunave deri më tani nuk është vërejtur, por me ndihmën e së cilëve shumë punë lokale janë zhvilluar. BNJVL do të shpreh falënderim edhe për institucionet të cilat kanë treguar besim të madh në aktivitetet të cilat i ndërmori kjo organizatë.

Në solemnitet do të ndahen edhe plaketa për ekipet fituese të futbollit, të turneut të mbajtur më 24 prill në sallën sportive “Boris Trajkovski”, midis ekipeve të përbëra nga kryetarë komunash, parlamentarë dhe gazetarë.

Për çdo pjesë të marrë nga torta e BNJVL-së, është paraparë dhurim i mjeteve materiale, të cilat do të dedikohen për fëmijët pa prindër nga Shtëpia “11 Tetori” nga Shkupi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *