Home / Sport / Bolt: Në Londër për t’u bërë legjendë!

Bolt: Në Londër për t’u bërë legjendë!

Kampioni i trefishtë olimpik, Usain Bolt, kërkon të mahnitë botën gjatë Lojërave Olimpike Londër 2012 duke synuar të arrijë kohën 9.4 sekonda në 100 metërsh dhe 19 sekonda në 200 metërsh.

25 vjeçari xhamajkan është Kampioni Olimpik në fuqi në të dy disiplinat e mësipërme, ndërsa mban edhe rekordet botërore, respektivisht me 9.58 sekonda dhe 19.19 sekonda.

“Njerëzit presin me padurim të më shohin mua duke vrapuar 9.4 sekonda apo 19 sekonda, diçka që është mahnitëse”, tha ai për BBC Sport. Ai shtoi se paraqitje si ato të katër viteve më parë do ta bënin atë një legjendë të gjallë për të gjithë sportdashësit.

“Njerëzit duan të shohin personalitetin tim, mua duke festuar apo duke bërë gjëra të çmendura, por ata dua të shohin edhe rezultate të tilla. Nëse dominoj në Lojërat Olimpike, do të jem një legjendë e gjallë. Një legjendë e gjallë që ecën mes njerëzve është diçka që tingëllon bukur! Ndaj po punoj sa më shumë që të jetë e mundur që të jap një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur”, tha Bolt.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *