Home / Lajme / Maqedoni / Bret: Maqedonia e tensionuar, por vend i sigurtë

Bret: Maqedonia e tensionuar, por vend i sigurtë

22 prill-
“Jam i tmerruar nga këto vrasje të tmerrshme dhe fuqimisht i kemi dënuar. Nuk mendoj se mund të themi se situata është e rrezikshme, por mund të jetë e tensionuar, ashtu që do të ishte si shprehje më e mirë, por sidomos shkalla e lartë e tensioneve në rajonin ku kanë jetuar viktimat”, ka theksuar ambasadori Bret.

Ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret ka deklaruar se situata në Maqedoni është e tensionuar, por vendi është i sigurt.

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, duke komentuar kryesisht vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit dhe ndikimin e saj në situatën e përgjithshme të sigurisë në Maqedoni.

“Jam i tmerruar nga këto vrasje të tmerrshme dhe fuqimisht i kemi dënuar. Nuk mendoj se mund të themi se situata është e rrezikshme, por mund të jetë e tensionuar, ashtu që do të ishte si shprehje më e mirë, por sidomos shkalla e lartë e tensioneve në rajonin ku kanë jetuar viktimat”, ka theksuar ambasadori Bret.

Duke komentuar protestat lidhur me vrasjen, ai ka shtuar se çdokush ka të drejtën e protestës, por ato nuk duhet të keqpërdoren për provokime dhe aksione të dhunshme.

Ai megjithatë ka siguruar se Maqedonia është një shtet i sigurt, ku njerëzit ndjehen të lirë dhe punojnë.

Sipas tij, policia i është përkushtuar punëve për të zgjidhur rastin e vrasjes, por ndërkohë ka përshëndetur edhe informacionet e vazhdueshme të dhëna nga ministrja e brendshme Gordana Jankullovska

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *