Home / Sport / Çelsi vishet si Reali për të trembur Barçën

Çelsi vishet si Reali për të trembur Barçën

Çelsi do të bëjë maksimumin për të shpërqendruar dhe frikësuar Barcelonën në ndeshjen e sotme kundër katalanasve që do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në finalen e Ligës së Kampioneve. Një nga taktikat përfshin edhe kamuflimin si Real Madrid, pasi londinezët do të përdorin kompletin e tyre të bardhë për këtë sfidë.

Skuadra e Zhoze Murinjos ndërpreu në fundjavë serinë prej 54 ndeshjesh pa humbje në shtëpi të ekipit të Pep Guardiolës dhe drejtuesit e Çelsit mendojnë se të vishen si madrilenët mund t’u sjellë fat.
Fanella e parë e Çelsit që është tërësisht blu, është në kontrast me fanellën klasike të katalanasve që është kuqeblu. Por në vend që të veshin fanellat e dyta që janë krejtësisht të zeza, londinezët kanë vendosur që të veshin ato të bardhat.
Në këtë mënyrë, ata do t’i ngjajnë krejtësisht Real Madrid, pasi fanellat e tyre janë thuajse të njëjta me të madrilenëve, sepse janë të prodhuara nga e njëjta firmë materialesh sportive.
Por kjo taktikë mund të rezultojë disi e dëmshme për londinezët, të cilët do të kenë kundër jo vetëm lojtarët në fushë që kërkojnë hakmarrje të dyfishtë, por edhe 90 mijë të pranishmit në “Kamp Nou” të cilët do ta përjetojnë këtë si një sfidë tjetër ndaj rivalëve historikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *