Home / Sport / Chelsea: “Me Barcen mund te ndodhe gjithcka”. David Luiz rrezikon sfiden

Chelsea: “Me Barcen mund te ndodhe gjithcka”. David Luiz rrezikon sfiden

Lojtaret e Chelseat shprehen optimist per sfiden kunder Barcelones ne gjysmefinale te Champions League, perballje ne te cilen mund te mungoje mbrojtesi David Luiz per shkak demtimi

Didier Drogba ka pranuar se do te shohe me kujdes si sukseset e Chelseat perballe Barcelones, ashtu edhe humbjet perballe spanjolleve. Blute do te vihen perballe katalanasve per here te 5-te ne 8 sezonet e fundit, ne nje sfide qe tashme cilesohet si klasike e Champions League. Shume prej ketyre ndeshjeve jane shoqeruar me polemika, sic ishte ajo e fundit e tre viteve me pare ne te njejten pike te aktivitetit. Sharjet e Drogba ndaj gjyqtarit Tom Hening Ovrebo qe nuk akordoi asnje penallti ne favor te skuadres angleze ne ndeshjen e kthimit, bene xhiron e botes dhe ai mori 4 ndeshje pezullim nga UEFA. Por futbollisti 33 vjecar thote se i kujtohen edhe momentet shume te gezuara perballe kesaj skuadre. “Nuk ka vetem kujtime te keqija, kemi edhe kujtime te bukura perballe Barcelones”.
“Kualifikimi eshte 50-50, edhe pse thuhet se ata jane skuadra me e mire ne bote dhe kane futbollistin me te mire ne bote. Jane dy ndeshje per t’u luajtur, gjithcka mund te ndodhe”. Drogba kujton vitin 2009 dhe thote se padrejtesia e atehershme eshte harruar, por kujtohet nje ndjenje tjeter me e forte. “Ka ndodhur disa vite me pare ndaj gjerat kane ndryshuar. Por deshira eshte e njejta, mbetet deshira per t’i mundur. Do te jete nje ndeshje e veshtire, po ne jemi gati per te luajtur”.

Lampard: Mund ta mposhtim Barcen
Frank Lampard eshte i bindur se Chelsea mund ta mposhte Barcelonen, nese ata bejne te njejten paraqitje qe e bene dje ne fitoren 5-1 ndaj Tottenhamit ne gjysmefinale te Kupes FA. “Qe nga fillimi i cdo ndeshje, eshte 50-50. Barcelona eshte favorit per shkak te lojtareve qe ka ne skuader, por nese ne luajme sic beme kunder Spurs ne dy ndeshje, atehere ne do te kemi nje shans. Kjo na shton neve vetebesimin. Ne duhet te vazhdojme. Nuk ka kohe per pushim, pasi ndeshja e te merkures eshte e madhe. Ne duhet te fokusohemi ne ndeshjen e Champions League dhe te gjitha ndeshjet e mbetura te liges. Cdo skuader eshte e thyeshme. Ata jane me te mire, por ne nuk mund te tregojme shume frike. Ne duhet te dalim perballe tyre dhe mendoj se mund ta bejme”, ka thene Lampard per mediat angleze.

David Luiz rrezikon Barcelonen
Lajme te keqija per Roberto Di Matteon. Me shume mundesi trajneri i Chelsea do te jete i detyruar te mos mbeshtetet te mbrojtesi qendror David Luiz ne sfiden e pare te Champions League kunder Barcelones qe do te luhet te merkuren ne mbremje ne Londer. Ish-futbollisti i Benfices ka pesuar nje terheqje muskulore gjate gjysmefinales se FA Cup mes Chelseat dhe Tottenham ku u detyrua te lere fushen. Mungesa e David Luiz ende nuk eshte konfirmuar zyrtarisht pasi priten ekzaminime te metejshme por dhe evolimi i situates qe gjithsesi nuk eshte shume shpresedhenese. David Luiz eshte nje nder pikat me te forta te bluve londineze duke i nxjerre ne pah vlerat e tij dhe ne cerekfinalet e Champions League perballe ish skuadres se tij Benfices si nje nga me te miret ne fushe per ekipin anglez. Supersfida e se merkures prezanton per Chelsean rastin e shumepritur per nje revansh ndaj Barcelones, pasi ne majin e vitit 2009 katalanasit, eliminuan Chelsean fale nje goli te Iniesta ne minuten e fundit, duke u kualifikuar keshtu ne finalen e Romes te cilen e fituan 2-0 ndaj Manchester United. Takimi u kushtezua nga drejtimi i diskutueshem i gares nga arbitri norvegjez Ovrebo, i cili beri qe blute te shperthenin ne polemika te nxehta pas ndeshjes ku pretenduan se nuk iu akorduan kater penallti te rregullta ne favor te tyre.

Iniesta: Ne Londer per te festuar perseri, do te luajme per fitore
Andres Iniesta pret nje tjeter ndeshje te veshtire kunder Chelseat, por shpreson qe te largohet duke festuar, ashtu si heren e fundit qe ka luajtur ne “Stamford Bridge” ne vitin 2009. Asokohe, mesfushori shenoi golin e barazimit 1-1 ne minutat e fundit per te siguruar kalimin e Barcelones ne finale ne nje ndeshje me shume polemika.
“Eshte e dhimbshme te eliminohesh kaq prane finales. Tani vihemi perseri para njeri-tjetrit dhe padyshim qe deshira e tyre per te na eliminuar dhe per te shkuar ne finale do te jete domethenese. Shpresojme qe gjerat te flasin per ne edhe kete radhe”.
“Chelsea ka me shume eksperience se tre vite me pare dhe ka lojtar te rinj te mire si Torres e Mata. Ata jane te forte dhe do te ndihmohen edhe nga nje stadium ku ka nje atmosfere te jashtezakonshme. Ne presim nje sfide te forte”.
Iniesta eshte i bindur se nje vemendje e vecante i duhet kushtuar emrave “te zakonshem” te kesaj skuadre si Lampard e Drogba. “Ata jane te rrezikshem per ate qe bejne ne fushe, jo sepse jane me te vjeter apo sepse kjo mund te jete mundesia e tyre e fundit per te fituar Champions League. Duhen respektuar se jane lojtare te medhenj dhe se ne kete moment jane ne nje forme te shkelqyer”.
Mesfushori i Barcelones pranoi se kjo ishte nje jave vendimtare per sezonin e klubit katalanas pasi ne gare eshte kualifikimin ne finalen e Champions League dhe kampionati spanjoll.
“Kjo eshte nje jave e rendesishme. Luajme per finalen e Champions League dhe per te zgjatur betejen e titullit ne Spanje. Por jemi te perqendruar vetem te sfida me Chelsean, nga e enjtja do te fillojme te mendojme cfare do te bejme ndaj Realit”, tha ai.

Gjyqtari Brych do te gjykoje sfiden e Stamford Bridge
Gjyqtari gjerman Felix Brych do te gjykon ndeshjen e pare gjysmefinale te Champions League ndermjet Chelseat dhe Barcelones. I njejti gjyqtar ka gjykuar ndeshjen ndermjet Chelseat dhe Napolit ne fitoren 4 me 1 ne fazen grupeve, gjithashtu edhe ndeshjen Apoel-Real Madrid ne fazen cerekfinale. Brych vleresohet si nje gjyqtar nga me te miret ne Evrope dhe qe i eshte besuar gjykimi ne “Euro 2012” qe do te mbahet ne Poloni dhe Ukraine gjate kesaj vere. Per Brych pritet nje sfide shume delikate kjo e sotmja per shkak te asaj qe ka ndodhur tre vjet me pare.

Guardiola: Chelsea nuk na ndal dot
Si rrallehere, Pep Guardiola ka devijuar paksa nga deklaratat e tij “diplomate”. Ne prag te ndeshjes kunder Chelseat, e vlefshme per gjysmefinalet e Champions League, ai shprehet i bindur te suksesi i Barcelones. “Ne kemi nje deshire shume te madhe per te triumfuar ne Champions League dhe Chelsea nuk do na e heqe mundesine per t’ia dale mbane. Jam i bindur qe do e kalojme me sukses proven kunder ekipit anglez, ndonese nuk ka per te qene e lehte. Ata kane futbolliste me shume eksperience dhe mbi te gjitha jane te pergatitur fizikisht.”

John Terry: Messi me i miri ne histori
John Terry, kapiteni i Chelsea, deklaroi se Messi eshte futbollisti me i mire ne historine e futbollit, por eshte i gatshem per tu perballur dhe per te fituar sfiden me te. “Perballja me Messin eshte nje mundesi per t’i treguar niperve qe kam luajtur kunder tij. Femijet e mi e adhurojne Messin, por i kam thene qe te behen gati, sepse une do bej te pamunduren per ta markuar. Eshte me i miri ne histori dhe nese arrij ta ndaloj, do te ishte nje nga arritjet me te medha te karrieres sime”, – u shpreh qendermbrojtesi anglez ne nje interviste per gazeten spanjolle ‘AS’.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *