Home / Lajme / Maqedoni / Deklaratë e përbashkët e BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc

Deklaratë e përbashkët e BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc

18 prill-“E dimë se autoritetet e hetojnë këtë akt kriminel dhe e kërkojnë autorin ose autorët. Ne i përkrahim përpjekjet e Qeverisë në zbatimin e hetimeve dhe procedurave juridike në afatin sa më të shpejtë të mundur dhe e inkurajojmë bashkëpunimin e opinionit gjatë grumbullimit të gjitha informatave të qasshme për këto vrasje”, qëndron në deklaratën e përbashkët me shkrim.

Shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së në Maqedoni sot bashkarisht e kanë dënuar vrasjen që ka ndodhur në afërsi të fshatit Smillkovc dhe kanë shprehur ngushëllim deri te familjet e viktimave.

“E dimë se autoritetet e hetojnë këtë akt kriminel dhe e kërkojnë autorin ose autorët. Ne i përkrahim përpjekjet e Qeverisë në zbatimin e hetimeve dhe procedurave juridike në afatin sa më të shpejtë të mundur dhe e inkurajojmë bashkëpunimin e opinionit gjatë grumbullimit të gjitha informatave të qasshme për këto vrasje”, qëndron në deklaratën e përbashkët me shkrim.

Bashkimi Evropian, NATO-ja, OSBE-ja dhe SHBA-ja u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të mbeten të qetë, të përmbahen nga spekulimet ose pohimet e pakonfirmuara, si dhe të tregojnë durim lidhur me zbatimin e procesit hetues.

“Kur qytetarët do të përfshihen në dhunë ose tentojnë që ta marrin ligjin në duart e tyre, kjo vetëm e largon policinë nga hetimi dhe e vështirëson gjetjen e vrasësve dhe ballafaqimin e tyre me drejtësinë”, thuhet në deklaratën e përbashkët

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *