Home / Sport / Del Piero, një gol për kreun e Juves

Del Piero, një gol për kreun e Juves

Alesandro Del Piero tregon se vazhdon të jetë ai historia e Juventusit me atë që bën në fushë dhe jo vetëm më vitet që ka në radhët e këtij klubi. Kapiteni legjendar i bardhezinjve, në ndeshje e tij të 700 me këtë skuadër, ka shënuar golin e fitores 2-1 në minutën e 82-të të sfidës kundër Lacios, për t’i dhënë përsëri kreun e renditjes skuadrës së tij.

Ndeshja ishte shumë vendimtare për fatin e titulli tkampion, pasi Juventusit i duhej një fitore përballë ekipit që mban vendin e tretë për të kaluar Milanin që luajti një ditë më parë. Por golit të Pepe në minutën e 30-të, iu përgjigj Mauri në minutën e fundit të pjesë së parë, duke bërë që skuadrat të shkonin në barazim në pushimin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, pavarësisht epërsisë së Juventusit, bardhezinjtë e kanë të vështirë të çajnë mbrojtjen kundërshtare dhe të kalojnë Marketin e vëmendshëm. Atëherë Konte vendos të hedhë në fushë Del Pieron, i cili nuk gabon në sfida vendimtare, siç e ka treguar më parë edhe ndaj Interit e Milanit. Kapiteni legjendar i bardhezinjve tregon klasin dhe eksperiencën e tij me një goditje dënimi në minutën e 82-të, duke e dërguar topin pikërisht në krahun ku nuk e priste askush, për të vulosur rezultatin përfundimtar 2-1 për ekipin e tij.

Për t’u shënuar në ndeshjet e tjera të kësaj jave është fitorja e Romës ndaj Udinezes, që ka hapur plotësisht garën për vendin e tretë në renditje, sidomos pas rrëshqitjes së Napolit në fushën e tij përballë Atalantës.

Në fundin e tabelës, situata bëhet shumë më e komplikuar pas fitores së Leçes në fushën e Katanias, pasi është hapur krejtësisht lufta për mbijetesë kur kanë mbetur vetëm 6 ndeshje nga fundi kampionatit.

Rezultatet
Roma-Udineze 3-1
Katania-Leçe 1-2
Fiorentina-Palermo 0-0
Xhenoa-Çezena 1-1
Inter-Siena 2-1
Juventus-Lacio 2-1
Napoli-Atalanta 1-3
Parma-Novara 2-0

Renditja
Juventus 68, Milan 67, Lacio 54, Udineze 51, Roma 50, Napoli 48, Inter 48, Katania 43, Kievo 42, Atalanta 40, Palermo 40, Siena 39, Kaljari 38, Bolonja 37, Fiorentina 37, Xhenoa 36, Parma 35, Leçe 34, Novara 25, Çezena 21.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *