Home / Lajme / Maqedoni / Destani mohon agjendën politike

Destani mohon agjendën politike

10 prill-Në veçanti vlerësojmë lart angazhimin e deritashëm të medias për informimin profesional të aktiviteteve sociale dhe atyre të biznesit të familjes Destani dhe kompanive të tyre”, thuhet në fund të komunikatës së lëshuar nga Zyra për marrëdhënie me publikun të biznesmenit Lazim Destani

Biznesmeni nga Tetova, Lazim Destani, ka mohuar përfshirjen e tij në politikë. Përmes një kumtese të lëshuar nga Zyra e tij për marrëdhënie me publikun, thuhet se titulli “Lazim Destani për Tetovën” i botuar në një faqe të sajuar elektronike (lazimdestani.com), i shoqëruar nga një tekst: “Rinia tetovare kërkon biznesmenin tetovar Lazim Destani për kryetar komune!”, nuk ka për burim asnjë instancë që përfaqëson zyrtarisht Destani. “Mbi këtë tekst të shkurtër, kishte dalë me informacion edhe gazeta ‘Koha’, e cila për lexuesit e vet kishte përcjellë dilemën nëse ‘kjo është faqe personale dhe zyrtare e biznesmenit tetovar, ose ndonjë grupi iniciues që kërkon kandidaturën e tij’. Lajmi i njëjtë është ribotuar edhe në një sërë portalesh duke u referuar në të njëjtin burim informacioni”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Destanit. Nga aty, më tej theksojnë se as faqja elektronike, as ideja për ndonjë përfshirje eventuale në politikë, nuk kanë kurrfarë mbështetje dhe lidhje me vetë Destanin dhe se si rrjedhojë, me qëllim të parandalimit të konfuzionit të mëtutjeshëm të opinionit publik, është vënë kontakt me regjistruesit e faqes jozyrtare dhe u është kërkuar me dashamirësi ta mbyllin sa më parë faqen e theksuar më lartë. Destani, shtohet në kumtesë, është shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë shprehur e vazhdojnë të shprehin vullnetin e tyre për t’i besuar një përgjegjësi politike siç është ajo e udhëheqjes së komunës, por megjithatë, ai shpreh qartë edhe njëherë se nuk ka ambicie politike dhe është i përcaktuar të vazhdojë me kontributin e tij përmes aktiviteteve sipërmarrëse dhe atyre sociale. “Në veçanti vlerësojmë lart angazhimin e deritashëm të medias për informimin profesional të aktiviteteve sociale dhe atyre të biznesit të familjes Destani dhe kompanive të tyre”, thuhet në fund të komunikatës së lëshuar nga Zyra për marrëdhënie me publikun të biznesmenit Lazim Destani.KOHA

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *