Home / Lajme / Maqedoni / Detonator’ në Kumanovë dhe Llopatë ka gjetur edhe 72 aparate të pokerit

Detonator’ në Kumanovë dhe Llopatë ka gjetur edhe 72 aparate të pokerit

10 prill-Inspektorët tatimor nga DAP-i nesër do të vazhdojnë me kryerjen e kontrollit me qëllim të konfirmimit të statusit të personave juridik, punën e shoqatave, posedimit të licencave, gjegjësisht konfirmim i periudhës kohore të punës së objekteve, konfirmim i dëmeve të shkaktuara materiale dhe respektim i dispozitave nga Ligji për lojëra të fatit.

Në kuadër të aksionit “Detonator”, nëpunësit policor nga SPB-ja e Kumanovës në bashkëveprim me përfaqësuesit e DAP-it dhe Inspektoratit shtetëror të tregut dje gjatë bastisjes dhe kontrollit në dy objekte në Kumanovë dhe një objekt në fshatin Llopatë, janë gjetur gjithsej 72 aparate të pokerit, me çka numri i makinave të zbuluara dhe të sekuestruara të makinave të pokerit nga fillimi i aksionit deri më sot u rrit në 844.

MPB-ja sot kumtoi se objektet që dje ishin lëndë e kontrollit nga ana e DAP-it janë vulosur.

Inspektorët tatimor nga DAP-i nesër do të vazhdojnë me kryerjen e kontrollit me qëllim të konfirmimit të statusit të personave juridik, punën e shoqatave, posedimit të licencave, gjegjësisht konfirmim i periudhës kohore të punës së objekteve, konfirmim i dëmeve të shkaktuara materiale dhe respektim i dispozitave nga Ligji për lojëra të fatit.

Kontrolli është kryer në objektin afarist me të cilin menaxhon SHPTSH “Sheri” i locuar në rrugën “Dimtar Vlahov” në Kumanovë, në të cilin janë gjetur 48 aparate të pokerit.

Nga a ana e inspektimit të tregut është shqiptuar gjobë prej 1.500 euro për personat juridik dhe 500 euro për përgjegjësin në personin juridik, përderisa, sërish, nga DAP është shqiptuar gjobë prej 2.500 euro për personin juridik dhe 750 euro për përgjegjësin në person juridik. Pastaj, objekti afarist i locuar në lokalitetin Garnizon në rrugën “Goce Delçev” në Kumanovë, ku nuk është theksuar firmë, ku janë gjetur 13 aparate të pokerit. Nga ana e inspektimit të tregut, qëndron në kumtesë, është shqiptuar gjobë prej 750 euro për mos regjistrim të veprimit tregtar, përderisa nga ana e DAP-it është shqiptuar gjobë prej 750 euro për mos pasjen e aparatit fiskal dhe 150 euro për mos regjistrimin e tatimpaguesit.

Në një objekt të improvizuar, pa firmë të theksuar, e locuar në fshatin Llopatë, e cila gjatë kontrollit nuk ka punuar ku janë gjetur 13 aparate të pokerit. Nga ana e inspektimit të tregut është shqiptuar gjobë prej 500 euro për kryerjen e veprimit të parregullt tregtar dhe është dhënë Vendim për mbylljen e objektit në kohëzgjatje prej 15 ditëve, përderisa nga ana e DAP-it është dhënë Vendim për ndalesë të kryerjes së veprimit në afat prej 30 ditëve

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *