Home / Lajme / Maqedoni / Dhjetë vjet me aleancën franceze

Dhjetë vjet me aleancën franceze

7 prill- “Ne sot mund të krenohemi se kemi krijuar një qendër e cila është familjarizuar me qytetarët e Tetovës. Kjo qendër ka afruar të gjitha moshat si dhe dashamirët e gjuhës dhe kulturës franceze”, tha Sherifi.

Me një manifestim solemn në Tetovë është shënuar 10 vjetori i ekzistimit të Aleancës franceze në Tetovë. Ky manifestim shënon edhe fillimin e funksionimit dhjetëvjeçar të kësaj aleance e cila prapa vetes ka lënë gjurmë në organizimin e shumë evenimenteve kulturore dhe arsimore. Ata që udhëheqin me këtë aleancë janë shprehur se është arritur një qëllim madhor në të kaluarën ndërsa presin që në të ardhmen rëndësi ti kushtohet organizimit të kurseve për mësimin e gjuhës frënge, , tha Od Valsesien, drejtoreshë e Aleancës franceze në Tetovë.
“Roli i Aleancës franceze gjithmonë ka qenë që të shpërndajë kulturën franceze poashtu të përhapë gjuhën e saj tek të tjerët si në Tetovë poashtu edhe në rjaon e më gjërë. Besojmë se është arritur qëllimi i aleancës kurse dhjetëvjetori është një fillim i ri për atë se çka aleanca do të ofrojë në të ardhmen. Mbi të gjitha theksi do të vëndohet në ofrimin e kurseve për mësim në gjuhën frënge si për të ri, adoloshent poashtu edhe për të ritur. Kemi pasur një bashkëpunim të mirë me të gjitha shkollat fillore ku mësohte gjuha frënge, me shkollat e mesme me universitetet dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Od Valsesien, drejtoreshë e Aleancës franceze në Tetovë.
Ndërkohë kryetari i kësaj aleance Faton Sherifi, tha se rruga dhjetëvjeçare e kësaj aleance ka qenë e gjatë dhe me shumë perpipeci dhe kënaqësi.
“Ne sot mund të krenohemi se kemi krijuar një qendër e cila është familjarizuar me qytetarët e Tetovës. Kjo qendër ka afruar të gjitha moshat si dhe dashamirët e gjuhës dhe kulturës franceze”, tha Sherifi.
Gjatë këtij manifestimi jubilar ka marrë pjesë edhe ambasadori i Francës në Maqedoni Zhan-Klod Shlumberzhe i cili rikujtoi se vitin e ardhshëm në Paris do të shënohet 130 vjetori i Aleancës franceze të parë të formuar. Ai përhsnëdeti të gjithë ata që deri më tani kanë bashkëpunuar me këtë aleancë dhe shprehu bindjeb se edhe në të ardhmen nuk do të zbehet roli i aleancave të këtilla

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *