Home / Sport / Diskualifikohet Vardari, Shkëndija përsëri kampione?!

Diskualifikohet Vardari, Shkëndija përsëri kampione?!

Nuk përjashtohet mundësia që Vardari të diskualifikohet nga Liga e Parë për shkak të paqartësive në fuzionin me ekipin e Miravcit verën e kaluar. Nëse kjo ndodh, atëherë në Ligën e Parë hapet lufta për titullin e kampionit dhe Shkëndija fiton mundësi për të mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar. Burime të caktura të FFM-së thonë se UEFA është duke bërë hetuar situatën rreth Vardari, ku analizohet në detaje ‘shkrirja’ e tyre me Miravcin.

Futbolli në Maqedoni sikur nuk mundet pa probleme, kështu që ditëve të fundit del në pah një tjetër paqartësi, kësaj rradhe në lidhje me liderin e rendijtes së Ligës së Parë, Vardarin. Ajo që flitej një kohë të gjatë, duket se është aktualizuar aq shumë, sa që kanë filluar të brengosen edhe vetë drejtuesit e Vardarit. Gjithë kjo është hetuar dhe zbuluar nga media të caktuara në vend, sipas të cilave nuk përjashtohet mundësia që Vardari mund të diskualifikohet në Liga e Parë për shkak të paqartësive në fuzionin me ekipin e Miravcit verën e kaluar. Nëse kjo ndodh, atëherë në Ligën e Parë hapet lufta për titullin e kampionit dhe Shkëndija fiton mundësi për të mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar. Burime të caktura të FFM-së thonë se UEFA është duke bërë hetuar situatën rreth Vardari, ku analizohet në detaje ‘shkrirja’ e tyre me Miravcin. Tani gjithë kjo situatë është bërë publike, ndërsa ka filluar të brengosë edhe shumë mediume të caktuara maqedonase, të cilat vazhdimisht janë pranë Vardarit. Përgjigja konkrete rreth kësaj çështje ende nuk mund të jepet, pasi për momentin është në vijim procedura për licencimin e klubeve për garat evropiane dhe përgjigja përfundimtare do të mësohet në fund të muajit maj. Kujtojmë se sezonin e kaluar Vardari humbi statusin në Ligën e Parë dhe duhej të zbresë në kategorinë e dytë. Mirëpo në moment të fundit Vardari i ndihmuar nga shteti (Qyteti i Shkupit, ndërsa në prapavijë qëndron partia në pushtet) në kohë rekorde arriti të realizojë fuzionin me ekipin e Miravcit, të cilët siguruan kualifikim në elitën e futbollit në vend pasi në balotazh mundën Skopjen që zbriti një kategori më poshtë. Kështu Vardari mori licencën për të garuar përsëri në Ligën e Parë, duke u riemëruar në Vardar 1947, ndërsa pas një kohe rekorde të shkurtër përsëri rriktheu emrin ‘Vardar’. Më pas duke shfrytëzuar ndihmën e organeve kompetente, u thyen të gjitha limitet e kohës, dhe thuajse sa të hapësh e mbyllësh sytë, Vardari ‘realizoi’ të gjitha procedurat që e kaluara e klubit, me të gjitha rezultatet dhe titujt t’i takojë subjektit të ri, që tani është lider në Ligën e Parë. Ndërkohë Vardari nga skuadër që humbi statusin në Ligën e Parë, në kohë rekorde riorganizohet dhe për momentin është ekipi i parë që është transformuar në Shoqatë Aksionare dhe për momentin funkisonon sipas rregullave të reja të shtetit. Mirëpo problemi qëndron pikërisht këtu, pasi FFM-ja nga të gjitha ekipet kërkon të transformohen në Shoqata Aksionare që nënkupton se ata shëndrohen në subjekte të reja ligjore. Me këtë lind problem, pasi UEFA-ja kërkon që në procesin e licencimit të jepet pasqyrë finansiare e tre sezoneve të fundit. Kjo në këtë rast nuk do të jetë e mundshme, për arsye se subjektet e reja ligjore nuk do të kenë çka të paraqesin, përveç se të potencojnë se janë trashëgimtarë të skuadrave elitare që deri tani kanë funksionuar si Shoqata Qytetare. Nga FFM-ja komentojnë se janë në kontakte të vazhdueshme me UEFA-në, ku kanë paralajmëruar se të gjitha ekipet elitare këtë vit do të duhet të transformohen në Shoqata Aksionare, dhe se pritet që shtëpia e Futbollit Evropian të gjejë mirëkuptim për këtë, pasi në fakt klubet duhet të punojnë në përputhmëri me zakonet e reja të sportit në Republikën e Maqedonisë. Gjithsesi mbetet e paqartë nëse organet e UEFA-së do të pranojnë si të rregullta të gjitha transformimet rekorde të Vardarit, që në vend të Ligës së Dytë, këtë vit është pranë titullit të kampionit në elitën e futbollit në vend. Të brengosur me situatën e krijuar kanë mbetur edhe tifozët e Vardarit, ndërsa interesante janë komentet e tyre në rrjete të ndryshme sociale. Megjithse si zakonisht kërkohet mbështetje për Vardarin, një pjesë e madhe e tifozëve pranojnë se Vardari në fakt duhej një sezon të durojë në Ligën e Dytë dhe më pas të rrikthehet i fuqishëm në elitën e futbollit në vend, duke ruajtur në këtë mënyrë nderin dhe identitetin e ekipit me më shumë trofe në vend. Kur mundej ta bëjë këtë Juventusi në Itali, River Plate në Argjentinë, pse mos të ishte edhe Vardari një shembull i tillë. Tani ky ‘Vardar’ është pa identitet! Në të ardhmen ndoshta do të jetë e paqartë për cilin Vardar flitet? Atë para rënies, apo pas rënies në Ligën e Dytë. Ështy ky Vardari, Miravci, Vardar 1947, apo një ‘Vardar i ri’ i krijuar në mënyrë artificiale? Kjo paqartësi do të egzistojë gjithmonë, pasi askush asnjëherë nuk do të mund të fshijë renditjen përfundimtare të sezonit 2010/2011, kur në fund të kampionatit kampione ishte Shkëndija, Metalurgu dhe Renova zunë pozitat 2 dhe 3, ndërsa në Ligë të Dytë largohej Pelisteri, Vardari dhe Skopje që humbi në balotazh pikërisht nga Miravci, që më vonë mbeti në Ligë të Dytë në vend të Vardarit, e ndërkohë këta të fundit ‘u turpëruan’ të luajën në Ligë të Dytë. Mirëpo ndoshta edhe kanë të drejtë, pasi nëse luanin në Ligën e Dytë, ndoshta nuk do të arrinin kurrë të rrikthehen, ndërsa kështu më lehtë, duke shfrytëzuar ndihmën e shtetit, përmes një rruge të shkurtër i dhanë fund vuajtjes disa vjeçare të mungesës së trofeve dhe tani janë pranë titullit të kampionit. Por, mbetet e paqartë nëse i njëjti do të pranohet nga UEFA dhe organet e saj kompetente???!

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *