Home / Sport / Dortmundi fiton titullin e tetë në histori

Dortmundi fiton titullin e tetë në histori

Skuadra që vetëm disa vite më parë është ballafaquar me ekzistencën e saj për shkak të problemeve financiare këtë vit ka mahnitur të gjithë duke e arritur titullin e tetë në histori të sajë.

Ka filluar festa në Dortmund, me të dëgjuar vërshëllimën e fundit të gjyqtarit në fitoren që arritën futbollistët e Borusia Dortmundit ndaj Borussia Monchengladbachunm me rezultat 2:0, futbollistët dhe adhuruesit e shumtë në stadium dhe për rreth tij kanë shpërthyer në festë pasi skuadra e tyre e zemrës, ia doli të shpallet për herë të dytë me radhë kampion në Bundesliga. Skuadra që vetëm disa vite më parë është ballafaquar me ekzistencën e saj për shkak të problemeve financiare këtë vit ka mahnitur të gjithë duke e arritur titullin e tetë në histori të sajë. Dy javë para përfundimit të edicionit, skuadra e trajnerit Jurgen Klopp ka distancën prej tetë pikësh larg përcjellësit të parë Bayern Munchenit të cilin e mposhti para dy javësh për të marshuar drejt mbrojtjes së kurorës më të cmuar në futbollin gjerman. Ndërkaq sa për statistikë golat në fitoren e Dortmundit i realizuan mesfushorët Ivan Perisic në minutën e 23-të dhe Shinji Kagawa në të 77-ën. Dortmundi deri në fund të garave ka mundësi të mbledhë 81 pikë, derisa titullin e siguroi pas 23 fitore, 6 barazime dhe 3 humbjeve, me 75 pikë të tubuara në renditje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *