Home / Lajme / Maqedoni / Dreka tradicionale në Tearcë

Dreka tradicionale në Tearcë

9 prill-Në këtë drekë ka musafir të ndryshë, nga gjeneratat më të moshuara, të rinj, dhe shpresojmë se do të bëhet tradicional dhe ne si bashkësi locale do të këmbëngulin që edhe vitin e ardhshëm të organizohet, kurse do të japim ndihëm tonë aq sa kemi mundësi”, tha Daut Shasivari, kryetar I Bashkësisë Lokale të fshatit Përshefc.

Është organizuar dreka tradicionale e gjeneratave në fshatin Përshefcë të komunës së Tearcë. Ideja e këtij organizimi është që nëpërmjet drekës tradicionale me ushqime nga brumi të bëhet promovimi, kulitivimi dhe brendimi i ushqimeve tradicionale të këtij rajoni. Bëhet fjalë për ushqimet të cilët kanë pjesë e pandashme e tryezës së banorëve të këtij rajoni në të kaluarën. “Qëllimi i drekës tradcionale është që të ruhet kultura, zakonet, të ruhen traditat, ushqimet që kanë qenë pjesë e tyrezës sonë në të kalurën dhe ne si komunë kemi përkrah këtë manifestim”, deklaroi kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani. Organizatorët janë shprehur se në këtë mënyrë dëshirojnë që krahas ruajtjes së ushqimeve tradicionale të njejtat të brendohen.” Ideja është ushqimet të ruhen, brendohen dhe të përcillen tek gjeneratat e reja. Dreka e ushqimeve tradicionale është pjesë e manifestimeve në kuadër të javës kulturore komunën e Tearcës”, tha Nadi Sabiti, nga këshilli organizativ.Ky eveniment mëton të jetë tradicional ndërsa ka marrë përkrahjen edhe të bashkësisë locale të këtij fshati. “Në këtë drekë ka musafir të ndryshë, nga gjeneratat më të moshuara, të rinj, dhe shpresojmë se do të bëhet tradicional dhe ne si bashkësi locale do të këmbëngulin që edhe vitin e ardhshëm të organizohet, kurse do të japim ndihëm tonë aq sa kemi mundësi”, tha Daut Shasivari, kryetar I Bashkësisë Lokale të fshatit Përshefc.Organizatorët theksojnë se ideja kryesore e projektit është që vlerat kulturore të trashëguara nga gjeneratat e kaluara të kultivohen edhe nga të rinjtë dhe të njejtat të promovohen përpara publikut të këtij rajoni dhe të interesuarve nga vende të tjera. Qëllimi është që për një javë të tërë, në lokacione të ndryshme të Komunës së Tearcës, çdo dit të ketë nga një aktivitet kulturore-artistik. “Nëpërmjet këtij programi të aktiviteteve mundësohet përfshirje e të gjitha gjeneratave të njërëzve duke filluar nga fëmijët deri tek më të moshuarit, nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë këtu, si dhe grupacione të ndryshme si artistë , sportistë, ekolog, struktura të institucioneve dhe organizatave të ndryshme”, tha Sabiti. Sipas tij, projekti në fjalë është i pëkrahur nga Rural Community Culture dhe bizneseve private.(U.H)

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *