Home / Sport / Drita e para, Rufeja-M arrin mesin e renditjes

Drita e para, Rufeja-M arrin mesin e renditjes

Të shtunën janë zhvilluar ndeshjet e javës së 24 në Ligën e Dytë të futbollit në vend, pas së cilës kreut të renditjes ka vazhduar t’i prijë Drita e Bogovinës, e cila mori fitore të rëndësishme në Dibër përballë Korabit. Fitore të lartë këtë xhiro solli Rufeja-M, e cila në teren të vet shkatëroi me 4:0 Gostivarin.

Ndeshjet e javës së 24 në Ligën e Dytë sollën kryesisht rezultate të pritura, ndërsa së u përket skuadrave shqiptare mbetet me rëndësi që Drita ka ruajtur kryesimin e renditjes, ndërsa Rufeja-M vazhdon me rezultate pozitive dhe gjithnjë e më shumë u largohet pozitave të rrezikut. Normal efekti i skuadrave shqiptare në Ligën e Dytë këtë javë nuk mundej të ishte i plotë, pasi në program ishin dy derbi shqiptar ku ekipet tona përballeshin njëra me tjetrën. Drita në Dibër konfirmoi cilësinë e saj dhe me një lojë të mençur në fund arriti të rrëmbejë tre pikët. Bogovinasit ishin skuadra më autoritative në këtë përballje, duke amortizuar me sukses sulmet e Korrabit, ndërsa në minutën e 35-të me anë të qendërmbrojtësit Blerton Nafija arritën të shënojnë golin e vlefshëm tre pikë nga kjo përballje. Shije të keqe në këtë derbi shqiptar ka lënë sjellja e tifozëve Dibran pas përfundimit të takimit, kur të pakënaqur me disfatën e skuadrës së tyre kanë ushtruar presion drejt ekipit mysafir, por pa mundur të shkaktojnë ndonjë incident me përmasa më serioze. Ndërkohë Rufeja-M ka sjellë paraqitjen më të mirë sezonale në Ligën e Dytë, kur me një paraqitje të shkëlqyeshme arriti të shkatërojë me rezultatin 4:0 ekipin e Gostivarit. Interesant është fakti se të gjithë golat në këtë përballje u shënuan në pjesën e dytë. Pas 45 minutave të parë pa gola, të përzgjedhurit e Xhengiz Rexhepit në fraksionin e dytë sollën paraqitje maestrale duke realizuar plotë katër gola. Ertan Hasan hapi rezultatin në minutën e 80-të, ndërsa tre minuta më vonë Liris Bexheti shënoi për 2:0. Bajram Memedi në minutën e 77-të çoi epërsinë e vendasve në 3:0, ndërsa rezultatin përfundimtar Rufeja-M 4, Gostivari 0 e vendosi Liris Bexheti në çastet e fundit të takimit, kur shënoi golin e tij të dytë në këtë përballje. Kjo fitore dhe këta tre pikë janë një shtytje e madhe për skuadrën miletinase e cila është larguar nga pozitat e rrezikut duke u pozicionuar në mes të tabelës, ndërsa nëse vazhdon me këtë seri deri në fund të kampionatit ndoshta do të mund të shpresojë të përzihet edhe në luftën për pozitat që çojnë në balotazh për inkuadrim në Ligën e Parë. Në ndeshjet tjera u arritën kryesisht rrezultate të pritura, ndërsa dallojmë humbjen 3:0 të Vëllazërimit në fushë të Pobeda Juniorit. Kujtojmë se javë e ardshme, të 25-tën me rradhë Rrufeja-M është mysafire ekipit Dritës së Bogovinës. Në përballjet tjera ndeshje më interesante ka qenë në Autokomand ku Skopje ka pësuar disfatë të papritur nga Makedonija Gj.P, ndërsa Pelisteri sipas planit ka shënuar fitore kundër Lokomotivës.

Rezultatet e javës së24:
Pobeda Junior – Vëllazërimi 3-0
Pelisteri – Lokomotiva 2-0
Skopje – Makedonija Gj.P 1-2
Osogova – Ohri Lote 1-0
Tikveshi – Euromilk 1-1
Bellasica – Miravci 0-1
Rrufea-M – Gostivari 4-0
Korabi – Drita 0-1

Dyshet e javës së 25-të:
Drita –Rrufea-M
Korabi –Pobeda Junior
Gostivari – Bellasica
Miravci – Tikveshi
Euromilk – Osogova
Ohri Lote – Skopje
Makedonija Gj.P– Pelisteri
Lokomotiva – Vëllazërimi

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *