Home / Sport / Drita nuk bashkohet me KF Shkupi-n (KF Slloga)

Drita nuk bashkohet me KF Shkupi-n (KF Slloga)

“S’ka shanse të ndodh një gjë e tillë. Gjithcka që është thënë dhe është shkruar është vetëm spekulim dhe e pavërtetë e madhe. Drita luan për vete dhe nuk ka ndërmend të fuzohet as me Sllogën, e as më ndonjë skuadër tjetër. Na vjen keq për këta spekulime jokorekte të cilat na dëmtojnë shumë neve si klub. Por kujtojmë të gjithë se Drita luan vetëm për vete dhe për askënd tjetër”, deklarojnë nga tabori i KF Drita.

Drejtuesit e skuadrës lidere në Ligën e Dytë të futbollit në vend, KF Drita nga fshati Bogovinë i Tetovës kanë mbetur të befasuar dhe njëkohësisht të indinjuar thellë me spekulimet e fundit të përhapura në opinion, në lidhje me fuzionin eventual të tyre me KF Shkupi (KF Slloga). Në fakt, ditë më parë në opinion dhe në media të ndryshme u përhap lajmi se KF Shkupi planifikon të rrikthehet në skenën e futbollit në vend dhe se gjoja këtë gjë do ta bëjë direkt në Ligën e Parë, duke ndjekur ndoshta shembullin e Vardarit për një fusion eventual me skuadër të caktuar që do të ngjitet në Ligën e Parë. Dhe kjo skuadër do të ishte Drita e Bogovinës, që është në rrugë të mbarë për të siguruar kualifikim në elitën e futbollit vendor. Vërtet Vardari vitin e kaluar pasi ra nga kategoria e parë, përmes fuzionit me Miravcin mbeti në elitë, mirëpo sa mund ta bëjë një gjë të tillë KF Shkupi, kur dijmë se Drita nuk është Miravci dhe kjo skuadër ka një traditë të gjatë në futboll dhe ka vlerë të madhe për fshatin Bogovinë në vecanti, por edhe gjithë rrethinën në përgjithsi. “S’ka shanse të ndodh një gjë e tillë. Gjithcka që është thënë dhe është shkruar është vetëm spekulim dhe e pavërtetë e madhe. Drita luan për vete dhe nuk ka ndërmend të fuzohet as me Sllogën, e as më ndonjë skuadër tjetër. Na vjen keq për këta spekulime jokorekte të cilat na dëmtojnë shumë neve si klub. Por kujtojmë të gjithë se Drita luan vetëm për vete dhe për askënd tjetër”, deklarojnë nga tabori i KF Drita, tejet të revoltuar me situatën e krijuar në opinion. Sipas drejtuesve të liderit të Ligës së Dytë, këta komente dëmtojnë skuadrën e tyre dhe për këtë qëllim duan haptas të sqarojnë këtë situatë, duke kërkuar që ekipi i tyre të respektohet dhe të mbahet larg spekulimeve. “Drita dëmtohet nga komente të këtilla. Vetëm se është folur për këtë temë, ne vec më shihemi ndryshe nga skuadrat tjera dhe opinioni. Nuk duam që të jemi në sy të kundërshtarëve si ekip që lufton për dikënd tjetër. As nuk duam që referët ndoshta të na dëmtojnë, duke menduar se kemi aspirata të fshehura, e ndoshta edhe me karakter etnik. Ne luajmë futboll dhe si të tillë duhet të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Pozitën që kemi në këtë moment, e kemi merituar me shumë punë, sakrificë dhe investim. Tani mendojmë se s’është korrekte që dikush të na zbehë suksesin, ose të bëjë që të dëmtohemi në mënyrë indirekte me paraqitjen e gjërave të pavërteta në opinion. Ne do vazhdojmë të luajmë me maksimumin tonë për të ruajtur pozitën e parë, por sepse na duhet neve, e jo sepse duam t’ia japim dikujt tjetër. Përsërisim se Drita luan për vete dhe se këtë vit planifikojmë të festojmë suksesin më të madh në historikun e klubit tonë, kualifikimin në Ligën e Parë”, thanë në fund nga tabori i Dritës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *