Home / Lajme / Maqedoni / Drojë nga stresi në punë

Drojë nga stresi në punë

23 prill-Tetëdhjetë për qind nga të anketuarit në hulumtimin e madh panevroain të mendimit publik thonë se numri i njerëzve të cilët vuajnë nga stresi në lidhje me punën, do të rritet në pesë vitet e ardhshme, ndërsa 52 nga të anketuarit presin se ky problem do të rritet dukshëm.

Rreth 70 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë të bindur se në pesë vitet e ardhshme do të rritet stresi në vendet e punës, ndërsa rreth 45 për qind vlerësojnë se kjo do të jetë shumë më e madhe, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i që e zbatoi Ipsos MORI në emër të Agjencisë evropiane për siguri dhe shëndetësi në punë (BE-OSHA). “Nga hulumtimi kuptojmë se në Maqedoni 72 për qind nga të anketuarit vlerësojnë se stresi në lidhje me punën do të rritet në pesë vitet e ardhshme, derisa 44 për qind vlerësojnë se stresi dukshëm do të të rritet. Këtu duhet të përmendet se rezultatet në Maqedoni nuk tregojnë shmangie në lidhje me gjininë moshën e të anketuarve, si dhe nëse për momentin janë aktiv apo joaktiv. Përgjigja e këtij fenomeni të llojit të veçantë duhet të kërkohet thellë në shoqëri dhe në tranzicionin afatgjatë dhe nuk mund të sqarohet thjeshtë në bazë të vetëm një pyetje të parashtruar” thotë Lupço Koçovksi nga Shoqata për mbrojtje gjatë punës” Fokal Point” për Maqedoninë në Agjencinë evropiane për siguri dhe shëndet gjatë punës. Se stresi në vendet e punës është në rritje vlerësojnë edhe tetë nga dhjetë të punësuar në gjithë Evropën. Tetëdhjetë për qind nga të anketuarit në hulumtimin e madh panevroain të mendimit publik thonë se numri i njerëzve të cilët vuajnë nga stresi në lidhje me punën, do të rritet në pesë vitet e ardhshme, ndërsa 52 nga të anketuarit presin se ky problem do të rritet dukshëm. Stresi në punë është lëndë për shqetësim për shumicën e madhe nga fuqia e punës evropiane, është konkluzioni nga hulumtimi i dytë evropian për siguri dhe shëndet në vendin punës. Hulumtimi të cilin e zbaton Ipsos Mori në emër të Agjencisë Evropiane për siguri dhe shëndet në punë (BE-OSHA), anketoi rreth 35.000 persona nga 36 vende evropiane, për çështjet e tanishëm lidhur me vendet e punës, duke përfshirë edhe stresin në punë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *