Home / Lajme / Maqedoni / Dy vjet pa veprimtarin Ejup Mamuti

Dy vjet pa veprimtarin Ejup Mamuti

12 prill-Ai ndrroi jetë më 12 prill të vitit 2010 pas një sëmundje të rëndë. As në përvejtorin e parë dhe as në përvjetorin e dytë nuk u përkujtua nga askush për veprimtarinë e tij gjatë viteve të 60-ta, 70-ta, 80-ta dhe 90-ta. Ai për një kohë ka qenë edhe drejtor i qendrës për kulture në Tetovë.

Sot mbushen dy vjet që kur u nda nga jeta Ejup Mamuti, veprimtarë i çështjes kombëtare, i burgosur politik dhe aktivist i lëvizjeve të hershme të shqiptarëve të këtij nënqielli. Pas kryerjes së maturës kalon dy vjet në Novi Sad, ku studion drejtësinë dhe mbaron vetëm vitin e parë, edhe pse provimet e vitit të parë i mbaron në afatin qershor-shtator. Më pas kthehet në Tetovë. Konkurron në shumë shkolla për gjuhën frënge, dhe pranohet në shkollën e fshatit Pirok. Pa aktivitetit të tij në aktivizimin e rinisë në jetën kultrurore, në Qershor e detyrojnë të jap deklaratë se ka qenë në burg dhe menjëherë e largojnë nga puna. Në vitin 1970/71, pranohet përsëri me punë në fshatin Pirok, kuptohet si arsimtar i gjuhës frënge, por përsëri angazhimi i tij me rininë e fshatit e bëri që ta largojnë nga puna. Disa herë është arrestuar nga policia për shkak të organizimit të shfaqjeve dhe aktivizimit të jetës kulturore. Disa herë punon në Beograd si punëtor krahu, në fshatrat e Drëvenit, dhe Pirok. Ai ka qenë aktivist dhe është njohur me shumë njerëz të kohës të cilët vepruan në ilegalitet gjithnjë në ngritjen dhe avancimin e jetës kulturore dhe çështjen kombëtare në trevën e Pollogut. Ai ishte pesë herë i larguar nga puna me pushim dy herë nga katër vite e tre here nga dy vite.Ai i lind në fshatin Pirok të vitit 1945 kurse një pjesë të madhe të jetës së tij e kaloi në Tetovë. Ai ndrroi jetë më 12 prill të vitit 2010 pas një sëmundje të rëndë. As në përvejtorin e parë dhe as në përvjetorin e dytë nuk u përkujtua nga askush për veprimtarinë e tij gjatë viteve të 60-ta, 70-ta, 80-ta dhe 90-ta. Ai për një kohë ka qenë edhe drejtor i qendrës për kulture në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *