Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive:Anulohet vizita e ish-kryetarit kroat, Stipe Mesiq në Tetovë

Ekskluzive:Anulohet vizita e ish-kryetarit kroat, Stipe Mesiq në Tetovë

15 pril-ajmi kofirmohet nga UEJL, por edhe burime në komunën e Tetovës e kanë konfirmuar anulimin e vizitës të Mesiçit. Komuna e Tetovës pret konfirmim nga ana e kabinetit të ish presidentit kroat se ndoshta vizita do të realizohet pas tre jave ose për një kohë të pacaktuar.

Vizita disaditore e ish-kryetarit kroat, Stipe Mesiq e planifikuar për 16-19 prill 2011, në Tetovë, është anuluar për shkak të agjendës së ngarkuar të tij. Këtë e ka konfirmuar sot pasdite vetë kabiteti i z. Mesiq, duke e bërë të ditur se kjo vizitë do të realizohet së shpejti. Presidenti Mesiq do të qëndronte në qytetin e dy universiteteve me ftesë të kryetarit të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika.
Lajmi kofirmohet nga UEJL, por edhe burime në komunën e Tetovës e kanë konfirmuar anulimin e vizitës të Mesiçit. Komuna e Tetovës pret konfirmim nga ana e kabinetit të ish presidentit kroat se ndoshta vizita do të realizohet pas tre jave ose për një kohë të pacaktuar.

Ende nuk dihen arsyet e anulimit.

Në kuadër të kësaj vizite, ish-presidentit kroat do t’i ndahej titulli qytetar nderi i Tetovës dhe anëtar nderi i Universitetit të Evropës Juglindoe, që në këtë përmbajtje, do t’i shprehej mirënjohje për misionin e tij të frytshëm në përafrimin e popujve të etnive dhe kulturave të ndryshme në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. Mesiq, me kontributin e tij shumë guximshëm ka sfiduar të gjitha format e totalitarizmit dhe nacionalizmit në mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe paqes, duke nxitur dialogun dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve, thuhej në komunikatën e Universitetit të Evropës Junglindore. Githashtu, ishte planifikuar të promovohej edhe libri i tij “Si u shpërbë Jugosllavia”.
Presidentin Mesiq do të duhej ta takonin kyetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov , liderët e partive politike shqiptare në selitë e tyre dhe ish-presidentët shqiptar, Rexhep Meidani e Alfred Moisiu dhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe veprimtari i çështjes shqiptare Adem Demaçi, etj. TV KOHA-Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *