Home / Lajme / Rajon / ‘Ekspres’: Në Kosovë nuk punohet 150 ditë në vit

‘Ekspres’: Në Kosovë nuk punohet 150 ditë në vit

1 prill-Sipas ligjeve, në qoftë se është një festë ditën e shtunë apo të dielë, ditë jo-pune është dita e parë e punës, që do të thotë se edhe dita e hënë është ditë pushimi. Gazeta shton se një ligj të këtillë deri në vitin e kaluar e ka pasur Shqipëria, por tani “nuk e kanë një luks të tillë”

Kosova ka 12 festa zyrtare në vit dhe mund të jetë në listën e vendeve me më së shumti ditë jo-pune, publikoi Ekspres.

“Kosova mund të jetë krenare jo vetëm me atë, por se është edhe shteti më i ri në Evropë, qytetarët e saj mund të rrahin gjoksin se janë të parët edhe në diçka tjetër – në numrin e ditëve jo-pune në vit,” thekson gazeta.

Kur do të mblidhen të gjitha festat, të shtunat dhe të dielat, pushimet vjetore, këtë vit qytetarët e Kosovës nuk punojnë 150 ditë. Sipas ligjeve, në qoftë se është një festë ditën e shtunë apo të dielë, ditë jo-pune është dita e parë e punës, që do të thotë se edhe dita e hënë është ditë pushimi. Gazeta shton se një ligj të këtillë deri në vitin e kaluar e ka pasur Shqipëria, por tani “nuk e kanë një luks të tillë”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *