Home / Sport / Erkand Qerimaj, Kampion Evrope në peshëngritje

Erkand Qerimaj, Kampion Evrope në peshëngritje

Peshëngritësi 23 vjeçar ka marrë medalje ari në shtytje, medalje argjendi në shkëputje dhe falë këtyre rezultateve ka arritur të shpallet Kampion Evrope në dygarësh.

Erkand Qerimaj është shpallur Kampion Evrope në peshëngritje për peshën 77 kilogramë duke treguar se është një nga talentet më të mëdhenj të këtij sporti në kontinent dhe në botë. Peshëngritësi 23 vjeçar ka marrë medalje ari në shtytje, medalje argjendi në shkëputje dhe falë këtyre rezultateve ka arritur të shpallet Kampion Evrope në dygarësh.

Në garën e zhvilluar në Antalia të Turqisë, shtangisti shkodran u rendit i dyti në shkëputje, duke realizuar peshën 159 kilogram. Më pas, ai ka kaluar në specialitetin e tij, shtytjen, ku ka triumfuar me 190 kilogram të ngritura për të regjistruar një medalje të artë historike në dygarësh për sportin shqiptar. Për më tepër, me totalin e 348 kilogramëve të realizuara në këtë kampionat, ai ka përmirësuar me 3 kilogram rezultatin e tij më të mirë në arenën ndërkombëtare, ndërsa ka dhënë një rezultat 7 kilogram më të mirë se ai që ka realizuar para katër vitesh në Lojërat Olimpike Pekin 2008.

Kuptohet që shtangisti shqiptar është ende larg rezultateve për të pretenduar zonën e medaljeve në Lojërat Olimpike, por me një rezultat të përafërt në Londër 2012, mund të renditet mes 10 peshëngritësve më të mirë në botë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *