Home / Lajme / Maqedoni / Eurodeputeja Tanja Fajon e dënoi vrasjen në afërsi të fshatit Smillokovc të Shkupit

Eurodeputeja Tanja Fajon e dënoi vrasjen në afërsi të fshatit Smillokovc të Shkupit

14 prill-
Apeloj, shton, deri te autoritetet në Shkup të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të sigurohet mjedis i sigurtë për të gjithë qytetarët në vendin e tyre dhe menjëherë të kthehet qetësia në vend.

Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, anëtare e delegacionit në Parlamentin Evropian për Evropën Juglindore dhe raportuese për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, i dënoi ashpër vrasjen makabre në Smillkovc të Shkupit.

“Më vjen hellësisht keq për vrasjen brutale të pesë personave në afërsi të Shkupit dhe u dërgoj ngushëllime më të thella familjeve dhe miqve të viktimave”, shkruan Tanja Fajon në kumtesën deri te mediat si reagim të ngjarjeve në Maqedoni.

Ajo u bën thirrje qytetarëve të mbesin të qetë dhe të përmbahen nga incidentet e mëtejshme.

“Kjo është shumë me rëndësi, gjithashtu si është me rëndësi të gjenden kryerësit e vrasjes dhe të veprohet qetë dhe me mençuri”, thekson eurodeputetja sllovene.

Apeloj, shton, deri te autoritetet në Shkup të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të sigurohet mjedis i sigurtë për të gjithë qytetarët në vendin e tyre dhe menjëherë të kthehet qetësia në vend.

“Vrasjet e këtilla dhe konfliktet etnike janë të papranueshme dhe janë kundër vlerave evropiane – respektimi i demokracisë, sundimi i ligjit dhe respektimi i minoriteteve. Marrëveshja e Ohrit është me rëndësi vitale për maqedonasit në rrugën drejt BE-së. Secila dhunë e mëtejshme etnike seriozisht do ta kanosë atë rrugë dhe lirinë e lëvizjes, të cilën qytetarët e Maqedonisë dhe të Shqipërisë e gëzojnë nga heqja e vizave për udhëtim të vendeve të hapësirës shengen”, thekson eurodeputetja sllovene Tanja Fajon.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *