Home / Lajme / Maqedoni / Faktori politik shqiptarë të mos heshtë ndaj sulmeve të shqiptarëve

Faktori politik shqiptarë të mos heshtë ndaj sulmeve të shqiptarëve

17 prill-“Kërkojmë nga organet e rendit të marin masa të menjëhershme dhe të garantojnë jetën, pronën, dinjitetin dhe kushtet normale të sigurisë për shtetasit pa dallime etnike në gjithë territorin e vendit. Kërkojmë nga MPB të zbardhë sa më shpejtë që të jetë e mundur ngjarjen tragjike dhe të tmershme të vrasjes së pesë qytetarëve të pafajshëm maqedonas në afërsi të Shkupit”, thekson kjo organizatë.

Organizata joqeveritare ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë reagon fuqishëm ndaj siç thuhet sulmeve të tmershme dhe fushatës intimiduese së cilës i është nënshtruar popullata shqiptare ditëve të fundit në pjesë të Shkupit dhe në disa zona tjera të IRJ të Maqedonisë ku shqiptarët janë pakicë e popullsisë.

“Kërkojmë nga organet e rendit të marin masa të menjëhershme dhe të garantojnë jetën, pronën, dinjitetin dhe kushtet normale të sigurisë për shtetasit pa dallime etnike në gjithë territorin e vendit. Kërkojmë nga MPB të zbardhë sa më shpejtë që të jetë e mundur ngjarjen tragjike dhe të tmershme të vrasjes së pesë qytetarëve të pafajshëm maqedonas në afërsi të Shkupit”, thekson kjo organizatë.

Illyricum Libertas apelon tek faktori politik shqiptar në qeveri, që të dalë urgjentisht në mbrojtje të interesave të atyre votat e të cilëve i ka marrë në zgjedhjet e fundit si dhe të japë kontributin e vet të menjëhershëm në qetësimin dhe vënien nën kontroll të situatës së sigurisë në vend.

“Apelojmë deri tek popullata shqiptare që të jetë e kujdesshme dhe vigjilente ndaj çdo lloj provokimi të mundshëm nga ata që nuk e duan paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Europës.Kërkojmë nga prezenca ndërkombëtare në Shkup, që të ndërhyjë nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe rrugëve tjera të komunikimit në tejkalimin e situatës së nderë ku është futur vendi ditëve të fundit”, theksohet në fund të komunikatës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *