Home / Sport / Fitore kampionësh, Reali mund Barcën

Fitore kampionësh, Reali mund Barcën

Real Madrid ka thyer tabunë duke fituar 2-1 në fushën e Barcelonës, për të mbyllur praktikisht diskutimin për titullin kampion në Spanjë.

Madrilenët janë treguar më të duruar dhe kanë qenë cinikë duke goditur me çdo rast që i është shfaqur, përballë Barcelonës që ka kontrolluar lojën, por këtë radhë nuk ka arritur të krijojë raste për të shënuar, deke dhënë sinjale te një rënie të ndjeshme forme dhe lodhje fizike. Reali ka kaluar në avantazh që në minutën e 17-të të ndeshjes me anë të Sami Kedira, i aftë të shfrytëzojë kontrollin e gabua të topit nga Valdes dhe pasigurinë e Pujol gjatë zhvillimit të një goditje nga këndi. Më pas është Barça që kontrollon lojën, por e ka shumë të vështirë të çajë në prapavijën e ngjeshur të madrilenëve. I riu Tejo, titullar surprizë në radhët e skuadrës së Guardiolës, është i vetmi që shfaqet më me vazhdimësi në krahun e majtë të sulmit, por mungesa e eksperiencës në ndeshje të nivelit kaq të lartë bën që ai të humbë disa raste të mira për të vënë në vështirësi Kazijas.
Por në pjesën e dytë, në minutën e 70-të, Barça gjen golin e barazimit falë ngulmimit të Aleksis Sançez, i sapofutur në fushën e lojës. Të pranishmit në stadium tani shpresojnë të një përmbysje tjetër dhe nxitin skuadrën të sulmojë, por Reali shfrytëzon euforinë ofensive të skuadrës vendase për të goditur në kundërsulm vetëm 3 minuta më vonë. Ozil nxjerr të lirë Kristiano Ronaldon, që nuk gabon duke kaluar Valdes dhe duke i dhënë një triumf të jashtëzakonshëm Realit, si për prestigj, ashtu edhe për luftën për titull.
Rezultati 2-1 në favor të madrilenëve nuk ndryshon deri në vërshëllimën përfundimtare dhe ata festojnë një sukses që duket se i jep përfundimisht titullin kampion në Spanjë, pasi 7 pikët që kanë diferencë me Barçën tashmë janë të parikuperueshme për katalanasit në katër ndeshje të mbetura.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *