Home / Lajme / Maqedoni / FRI: Kundër ndërtimit të hotelit në vendin e Burmali Xhamisë

FRI: Kundër ndërtimit të hotelit në vendin e Burmali Xhamisë

23 prill-Kjo organizatë kërkon nga organet kompetente anulimin e tenderit për shitjen e tokës dhe anulimin e projekteve të cilat cënojnë pronën private dhe vlerën e vakufit, si dhe sa më parë të bëjë transferin e pronës organeve kompetente që më pas të pasojë edhe projekti dhe leja për ndërtimin e Burmali xhamisë.

Forumi Rinor Islam reagon ashpër ndaj lajmeve të fundit të publikuara në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një hoteli grek në vendin ku ka qenë xhamia Burmali.

“Këtë rast, ne si organizatë e cilësojmë si një provokim të radhës dhe mospërfillje të vullnetit dhe dëshirës së popullatës muslimane në Republikën e Maqedonisë, por edhe vendim i gabuar në një periudhë ku marrëdhëniet ndërmjet bashkësive që jetojnë në Maqedoni nuk janë në nivelin e dëshiruar. Me anë të këtij reagim dëshirojmë të bëjmë me dije se kundër këtij vendimi të qeverisë dhe komunës së Qendërs janë edhe dhjetëra organizata joqeveritare dhe subjete tjera civile në Maqedoni, të cilët u organizuan dhe ngritën zërin kundër çfarëdo vendimi dhe projekti që pamundëson rindërtimin e Burmali Xhamisë”, thuhet në reagimin e FRI.

Kjo organizatë kërkon nga organet kompetente anulimin e tenderit për shitjen e tokës dhe anulimin e projekteve të cilat cënojnë pronën private dhe vlerën e vakufit, si dhe sa më parë të bëjë transferin e pronës organeve kompetente që më pas të pasojë edhe projekti dhe leja për ndërtimin e Burmali xhamisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *