Home / Lajme / Maqedoni / Fyle: Përmbajtje nga fajësimet për vrasjen

Fyle: Përmbajtje nga fajësimet për vrasjen

24 prill-Fyle theksoi se kupton dhimbjen dhe mërzinë që vendi po ndjenë nga ky krim, por ai apeloi për qetësi, me qëllim që autoritetet të kryejnë punën e hetimeve me sukses.

Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle kërkoi që të gjitha palët në Maqedoni të qëndrojë të qetë dhe të përmbahen nga fajësimet për vrasjen e pesëfisht në Smilkovc të Shkupit.
“Çfarë është e nevojshme në këtë moment është që të gjithë të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga identifikimi i fajtorëve të këtij krimi. Gjëja më e rëndësishme që duhet bërëtani është që të kryhet një hetim i plotë dhe autorët të nxirren para drejtësisë”, theksoi Fyle, transmeton portali Netpres.

Fyle theksoi se kupton dhimbjen dhe mërzinë që vendi po ndjenë nga ky krim, por ai apeloi për qetësi, me qëllim që autoritetet të kryejnë punën e hetimeve me sukses.

Evrokomisioneri për zgjerim gjithashtu tërhoqi vërejtjen që popullësia në Maqedoni nuk duhet të lejojë që të përkeqësohet bashkëjetesa ndëretnike që është në interes të vendit.
Sipas tij, BE po monitoron situatën në Maqedoni dhe se vazhdimisht është në komunikim me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe autoritetet e Shkupit.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *